GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas një muaj agjërimi, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas një muaj agjërimi, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 30 ditëve agjërim dhe falje, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.

Një orë pas lindjes së diellit besimtarë të shumtë falën Namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes së agjërimit.

Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili në fjalën e tij tha se “Zoti i gjithësisë qoftë i kënaqur me ne dhe na e pastë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar, të cilin po e përcjellim sot”.

Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë nuk mundën të falen në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet edhe pse në dukje ka përfunduar.

Përveç Tiranës, namazi u fal dhe në sheshet e qyteteve të tjera të vendit.

Për besimtarët myslimanë dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Namazi i Bajramit është një detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.

Besimtarët veshin rroba të reja për Bajram, vizitojnë të afërmit dhe miqtë dhe përshëndeten me njëri-tjetrin duke uruar “Gëzuar Fitër Bajramin”.

Ëmbëlsirat përgatiten dhe shpërndahen me pjatën kryesore që është sewayi – kadaif i pjekur, i gatuar me qumësht dhe i servirur me fruta të thata. Ndryshe nga Kurban Bajrami (i cili fokusohet te mishi), Fitër Bajrami festohet me ëmbëlsira tradicionale të quajtura gjithashtu Meedhi Eid. Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit.

Etiketa: islamiKryesore1namaz

Lajme të lidhura

Protestuesja: Rama na premtoi Evropën, por largoi rininë nga vendi ynë
Aktualitet

Protestuesja: Rama na premtoi Evropën, por largoi rininë nga vendi ynë

21:25 - 29/07/26
Mehdi Malkaj: Rama nuk la gjë pa vjedhur! Do edhe besën, ky i pabesi
Aktualitet

Mehdi Malkaj: Rama nuk la gjë pa vjedhur! Do edhe besën, ky i pabesi

20:39 - 29/07/26
Aktivisti në protestë: “Luftën” e kemi me qeverinë që po ushtron gjenocid mbi shqiptarët!
Aktualitet

Aktivisti në protestë: “Luftën” e kemi me qeverinë që po ushtron gjenocid mbi shqiptarët!

20:28 - 29/07/26
Para
“Tjetër abuzim i Veliajt”, gazetarja publikon dokumentin

“Tjetër abuzim i Veliajt”, gazetarja publikon dokumentin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit vendosin mesazhin gjigand në Bulevard: “Shqipëria nuk është në shitje”
Breaking Views

Protestuesit vendosin mesazhin gjigand në Bulevard: “Shqipëria nuk është në shitje”

23:00 - 29/07/26

Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë vendosur në Bulevard një pankartë gjigande me mbishkrimin “Shqipëria nuk...

Lexo më shumë
Reforma territoriale/ Këshilli i Europës: Duhet konsultim me banorët, mos u hiqni kompetenca bashkive

Reforma territoriale/ Këshilli i Europës: Duhet konsultim me banorët, mos u hiqni kompetenca bashkive

22:36 - 29/07/26
Shpërthen trajneri Silvio Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues!

Shpërthen trajneri Silvio Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues!

22:09 - 29/07/26
Protestuesja: Rama na premtoi Evropën, por largoi rininë nga vendi ynë

Protestuesja: Rama na premtoi Evropën, por largoi rininë nga vendi ynë

21:25 - 29/07/26
Dinamo-Aluminij, Daja: Besoj te kualifikimi, Elbasani më sjell fat

Dinamo-Aluminij, Daja: Besoj te kualifikimi, Elbasani më sjell fat

20:48 - 29/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com