GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

“Oatzempic” ka pushtuar TikTok-un, por a mund të humbësh vërtet peshë me të?

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
“Oatzempic” ka pushtuar TikTok-un, por a mund të humbësh vërtet peshë me të?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më parë influencerët deklaronin se tërshëra ishte toksike dhe rriste numrin e personave obezë. Por tani janë po ata që po pijnë një përzierje tërshëre dhe limoni të gjelbër duke thënë se i ndihmon të humbasin thuajse 20 kg për dy muaj. Pija quhet “Oatzempic”, si një derivat i medikamentit Ozempic që njerëzit po e përdorin për të humbur peshë edhe pse rekomandohet për pacientët diabetikë.

Por çfarë bën vërtet “Oatzempic?”

Pija është një përzierje e një gote ujë, gjysmë gote me tërshërë të trashë dhe lëngun e gjysmë kokrre limoni jeshil. Rezultati i përngjan lëngut të tërshërës (juego de avena) që është një pije e përdorur në Amerikën Latine.

Receta klasike është me tërshërë, qumësht, sheqer, lëng limoni dhe kanellë. Njerëzit thonë se versioni i ri po i ndihmon të humbasin kilogramët e tepërt por le të shohim me kujdes pretendimet e tyre.

Pija ka shumë fibra me të cilat organizmi nuk furnizohet mjaftueshëm. Fibrat rregullojnë shëndetin e zorrëve dhe kështu lëndët e panevojshme largohen më lehtësisht. Rrjedhimisht ka më pak masë në trupin tuaj por trupi proceson dhe ekskreton vazhdimisht kështu që kjo s’është e përhershme.

Të tjerë thonë se pasi pijnë lëngun ndihen të ngopur për më gjatë dhe nuk hanë shumë gjatë ditës.  Ushqimet e pasura me fibra janë të këshillueshme për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme sepse ruajnë nivelet e sheqerit në gjak duke na bërë të ndihemi më të ngopur. Problemi është se shumë njerëz e mendojnë pijen si një vakt të plotë, ndërkohë që është thjesht një përzierje ushqyese me përfitimet e saj, por kurrsesi s’mund të përmbushë të gjithë nevojat e organizmit.

Ajo çfarë duhet theksuar është që Oatzempic është një tjetër metodë e shpejtë, por pa rezultate afatgjata. Me të njerëzit po kërkojnë të humbasin peshë me çdo kusht. Shpeshherë, njerëzit nuk humbasin peshë por ujë dhe masë muskulare dhe kjo nuk është e nevojshme.

Trende si këto eliminojnë prakticitetin nga ekuacioni. Ka më shumë gjasa që dikush të provojë një recetë të shëndetshme me tërshërë që do ta pëlqejë, do të marrë lëndët e nevojshme ushqyese dhe do të krijojë zakonit e të ushqyerit shëndetshëm sesa të provojnë një trend që do t’i rikthejë përsëri në pikën 0 pas dy muajsh. Oatzempic nxit dëshirën e njerëzve drejt kërkimit të zgjidhjeve të shpejta që nuk ndihmojnë në plan afatgjatë.

Etiketa: OatzempicTik tok

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Google planifikon të tarifojë për kërkimet në internet me AI

Google planifikon të tarifojë për kërkimet në internet me AI

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Europian...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com