GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLSH: Rritja e shpenzimeve për PPP dhe arbitrazhet, risk për buxhetin

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH: Rritja e shpenzimeve për PPP dhe arbitrazhet, risk për buxhetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontratat koncesionare janë nënvizuar edhe një herë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si një nga risqet fiskale kryesore për buxhetin. Sipas KLSH, kjo lidhet me faktin që shpenzimet që shkojnë për këto kontrata, kanë ardhur në rritje.

“Rritja e shpenzimeve për kontratat koncesionare/PPP nga viti në vit përbën një risk fiskal për buxhetin, për më tepër që në mungesë të treguesve të matshëm të performancës së tyre bën të diskutueshme dhe arritjen në kohë të objektivave të tyre me eficiencë, ekonomicitet dhe efektivitet” thuhet në raport. Më së shumti, KLSH iu është referuar këtu koncesioneve të shëndetësisë dhe kryesisht atyre për sterilizimin që ishte edhe objekt auditi dhe ku rezultoi rritje e shpenzimeve.

Nga ana tjetër, KLSH ka sjellë në vëmendje detyrimet e ndërsjella në sektorin e energjisë elektrike të cilat shihen gjithashtu si një risk fiskal. Një peshë në këtë aspekt kanë edhe detyrimet që ujësjellësit kanë tek ky borxh për të cilin u miratua një plan reduktimi por që sipas raportit nuk ka qenë shumë efektiv.

“Detyrimet e ndërsjella në sektorin e energjisë elektrike kanë prirje të rriten nga viti në vit, duke u ekspozuar gjithnjë e më shumë ndaj kërkesës për financime buxhetore. E njëjta situatë vërehet dhe në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, duke sjellë për pasojë dështimin e bashkëpunimit të MFE-së dhe MIE-së në zbatimin e dy urdhrave të përbashkët të viteve 2020 dhe 2021 “Për miratimin e planit të masave të reduktimit të detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike”.

Po ashtu, nuk kanë qenë rezultative as intensifikimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi me institucionet dhe aktorët kryesorë të fushës: ndërmarrjet Ujësjellës –Kanalizimeve me MIE, si dhe me ndërmarrjet e sektorit të energjisë”, thuhet në dokumentin e KLSH.

I njëjti nënvizon se problem përbën edhe akumulimi i detyrimeve të prapambetura të njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore për më tepër që në detyrimet e prapambetura nuk përllogariten dhe nuk përfshihen si vlerë në raportet dhe statistikat e borxhit publik, duke e nënvlerësuar këtë të fundit.

Çështja e fundit që shihet si risk fiskal është ajo e detyrimeve që vijnë nga arbitrazhet ku që nga çështja Bechetti e deri tek këto të fundit të lidhura me Kurum apo EMS procedurat vazhdojnë.

“Veprimet dhe mosveprimet e MFE-së për mos-ekzekutimet e vendimeve të GJEDNJ-së krijojnë risk të lartë për efekte shtesë në dëm të buxhetit të shtetit, si rrjedhojë e kamatë vonesave të kërkueshme për moszbatim në afat të vendimeve. Detyrimet e prapambetura dhe detyrimet nga vendimet e GJEDNJ-së/Arbitrazhit vijojnë të jenë të larta dhe përbëjnë një risk të shtuar për treguesit buxhetor.

Nga auditimi konstatohet se mungon një analizë mbi shkaqet, nivelin dhe shtimit të tyre. Kjo analizë do të mundësonte nxjerrjen e konkluzioneve të sakta dhe dhënien e rekomandimeve sa më të përshtatshme dhe në nevojë të situatës së krijuar.

Si rrjedhojë detyrimet e prapambetura paraqesin një risk fiskal, jo vetëm për treguesit buxhetor të institucioneve përgjegjëse, por edhe në nivel makroekonomik për financat publike, pasi pavarësisht se këto detyrime nuk llogariten dhe nuk regjistrohen në treguesit e borxhit publik, e implikojnë dhe e nënvlerësojnë këtë të fundit, pasi janë detyrime që do të shlyhen në të ardhmen”, thuhet në raport.

/Monitor.al/

Etiketa: KLSHkoncesionKryesore1PPP

Lajme të lidhura

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Dyshimet e aktivistit: Nëse krijohet një lëvizje apo parti, ajo do të dalë vetëm nga ky shesh
Breaking Views

Dyshimet e aktivistit: Nëse krijohet një lëvizje apo parti, ajo do të dalë vetëm nga ky shesh

19:55 - 29/09/26
Para
Aksident fatal në Lushnje, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Aksident fatal në Lushnje, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com