GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Oltion Çaçi nxin kontratën e asfaltit për Sarandën, jep 72 milionë lekë pa garë

12:11 - 11/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Oltion Çaçi nxin kontratën e asfaltit për Sarandën, jep 72 milionë lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çdo vit përsëritet një tender për “riveshje dhe asfaltim”, por rrugët e Sarandës mbeten të degraduara, sepse bashkia mirëmban vetëm segmentet e qendrës së qytetit. Nuk e dimë se çfarë pune do të bëhet realisht me këto lekë, por për momentin mund të mësojmë se kush po përfiton. Kryebashkiaku i Sarandës,Oltion Çaçi ,ka shpallur së fundmi një prokurim me numër reference REF-98996-03-20-2024 dhe objekt  ‘Riveshje e pjesëve te dëmtuara te shtresave asfaltike ne rrugët e Sarandës’.

Projekti afron arnime me asfalt në disa rrugica në afërsi të shëtitores dhe bregut të detit, një pjesë e të cilave janë me pllaka guri.

Ndërsa më thellë qytetit bashkia do të kujtohet kur të vijë fushata elektorale.

Në përgjithësi, për mirëmbajtjen dhe garancinë e rrugëve duhet të kujdesen ato firma që janë nënkontraktuar për ndërtim dhe rikonstruksionin e tyre. Në këtë rast bashkia po sjell një makinë me asfalto-beton për të mbushur gropat e korrupsionit, sepse kjo zonë është rindërtuar vetëm pak kohë më parë.

 

Kur në këtë listë futet ndonjë rrugë që është ndërtuar në vite e fundit, kemi të bëjmë me një abuzim të shtuar. Pasi rrugët supozohet të ndërtohen me materiale të mira dhe firmat të mbajnë përgjegjësi.

Shohim që për arnime të rrugëve do të shpenzohen 72 milionë lekë nga taksat e sarandiotëve. Kjo punë do të kryhet për 10 ditë, sipas afatit të vendosur nga bashkia.

Për më tepër këto para janë dorëzuar pa garë fare në arkën e firmës ARTI SHPK, në pronësi të  Arqilea Papuçit dhe  Mihal Xoros . Sipas dokumenteve të tenderit, në procedurë janë paraqitur 3 firma të tjera me ofertat e tyre.

Njëra prej tyre, ”SARK ”SHPK kishte edhe ofertën më të lirë me vlerë 66 milionë lekë, por Çaçi e ka skualifikuar që në fazën e parë sëbashku me dy kompanitë e tjera. Pasi kryetari eliminoi konkurrencën, firma  ARTI SHPK përfitoi kontratën dhe më datë 8 prill 2024 kanë nënshkruar letrat.

 

Që në fillim të artikullit ne kemi renditur shkeljet që janë bërë më ketë tender, për të cilat Open Data Albania i ka vendosur ‘Flamurin e Kuq’. Këto janë sinjale të qarta për institucionet kontrolluese që të marrin masa, sepse ka risk korrupsioni.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: .abuzimOltion ÇaçiSarandëtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Përplasi për vdekje të moshuarin, vihet në pranga 55-vjeçari në Fier

I vihet lëndë plasëse makinës në Kurbin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com