Ndërsa po e kalon jetën e tij në krye të Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu nuk i ndal tenderët pa garë si ‘ujk i vjetër’ që është në këtë drejtim. Madje ai gjen plot mënyra se si të shpenzojë para pa kriter duke bërë propagandë se po kryen shërbim në të mirë të komunitetit. Këtë herë ai ka hapur një tender me objekt “Shtresë tapeti rrugët e vitit 2023” për të cilin është lënë në dispozicion vlera 330 milionë lekë.
Së pari duam të vëmë në dukje se janë shumë para për të bërë rikonstruksion të rrugicave që u ndërtuan një vit më parë në 4 fshatra të Maliqit. Sigurisht që janë shumë aq para për arnimin e ndonjë grope që mund të jetë hapur në këto rrugë që në total janë 4.1 km të gjitha, por të shtrira në katër fshatra të ndryshme.
Sigurisht që janë shumë para sepse bëhet fjalë që akoma nuk kanë mbushur vitin që janë ndërtuar, me të cilat Topçiu mburrej para zgjedhjeve, bëhet fjalë për rrugica në fshatrat Potgori, Zemblak, Vëshëtim.
Askush nuk i kërkon llogari Topçiut se për çfarë arsye duhen hedhur sërish para për rrugica që janë ndërtuar së fundmi.
Edhe pse shohim që ky tender është anuluar njëherë në datë 4 prill dhe është rishpallur më datë 8 prill. Nuk dihet se çfarë u ‘gatua’ për 4 ditë me këtë prokurim.
Gjithsesi Topçiu e kishte ndarë mendjen që këto 330 milionë lekë do të dilnin nga arka e bashkisë. Prandaj më datë 8 prill ai e ka rishpallur sërish garën për këtë tender me të njëjtin vlerë të fondit limit. Por këtë herë tenderin është denoncuar më datë 9 prill në Komisionin e Prokurimeve Publike.
Denoncimi
“Rej” SHPK pretendon se anulimi i parë i tenderit është bërë në mënyrë jo ligjorë dhe ka dëmtuar operatorët që shfaqen interes. Sipas kësaj firme, Bashkia ka anuluar tenderin pa njoftuar të interesuarit, për arsye që bien ndesh me ligjin. Madje tregon se, Bashkia ka bërë gabime në ndërtimin e tenderin dhe ka anuluar atë duke u justifikuar se linde konflikt interesi me operatorët e interesuar.
“Së pari, nëse i referohemi nenit 19 të ligjit 162/2020, të cilin autoriteti kontraktor e ka përdorur si bazë ligjore pa anulim konstatojmë se neni 19 i ligjit nr. 162/2020, përcakton se:
Neni 19
Konflikti i Interesit … Sipas kësaj dispozite parashikohet se në rastet e konstatimit të konfliktit të interesit të cilit do lloji apo masë, titullari i autoritetit mund të vendosë deri në anulimin e procedurës së prokurimit ?!
Sipas dispozitës dhe këtij interpretimi të shkurtër gjithçka të krijon bindjen se anulimi i procedurës ka ndodhur për arsye objektive?! Por teksa i referohemi “Njoftimit të Anulimit” të publikuar në Buletinin nr. 18, datë 08.04.2024, rezulton se arsyeja e anulimit të procedurës ka këtë përmbajtje:
[….6. Arsyet e Anulimit: Bazuar në Ligjin Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, neni 98, pika 1: a); b); c); ç); d); dh); Etj. 7. Informacione shtese: gabim ne preventivin e punimeve”, thuhet në ankesë.
Pra, bashkia duhej të sqaronte nëse anuloi tenderin herën e parë për çështje të konfliktit të interesit, apo sepse kishte bërë gafa në preventiv. Këtë sqarim që ligji ia dikton ta bëjë, shpresojmë që Topçiu ta jap tani që u bë ankesa, sepse ndryshe edhe kjo garë e dytë që është hapur nuk mund të vazhdojë rregullisht procedurat.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post