GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku jep detaje mbi inceneratorët: PD nuk do të hesht, gjithçka ndodhi në një kafe

20:38 - 15/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku jep detaje mbi inceneratorët: PD nuk do të hesht, gjithçka ndodhi në një kafe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish lidhur me çështjen e inceneratorëve, duke u shprehur se nuk opozita nuk do të heshtë. Ajo shkruan se inceneratori i Elbasanit nisi nga një kafe e kryebashkiakut të asaj kohe Sejdini me Klodian Zot,ku pas kësaj kafeje u shpall gjendja e jashtëzakonshme e mbetjeve dhe u hap procedura e dhënies me koncesion të incenerimit të tyre. Po në të njëjtën ditë sipas Tabakut, zotëruesi i kompanisë fituese Klodian Zota ka paraqitur shkresën. Lidhur me këto detaje Tabaku pyet se përse kryebashkiaku i asaj kohe Qazim Sejdiu nuk është arrestuar ende.

“Si ndodhi? Inceneratori i Elbasanit nisi nga një kafe e kryebashkiakut të asaj kohe Sejdini me Klodian Zoto. Pas kafesë Elbasani shpallet në një “një situatë të jashtëzakonshme të mbetjeve, duhet të hapim një procedurë konceisoni për incenerimin”.

Po brenda ditës arrin shkresa. Lefter Koka e pret brenda ditës Klodian Zoton dhe po brenda ditës hap procedurën e koncesionit dhe brenda ditës merr ofertën e pa kërkuar nga Klodian Zoton.Pse Qazim Sejdini nuk është arrestuar? Ai e ka iniciuar këtë procedurë që u konkludua me 17 procedura brenda datës 16 dhjetor 2014.”

Tabaku thekson se në këto procedura të ndodhura vetëm në një ditë kanë qenë të përfshirë dhe Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Ministria e Infrsatrukturës, Ministria e Drejtësisë dhe shefi i APP, përpos tanimë të arrestuarit ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

“Në këto 17 procedura brenda ditës kanë qenë të përfshirë përpos ministrit Koka edhe Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Ministria e Infrsatrukturës, Ministria e Drejtësisë dhe shefi i APP. Përse nuk janë arrestuar?

Përse nuk arrestohet Arben Ahmetaj ministri që ka dhënë dakordësinë si ministër i Ekonomisë? Përse nuk arrestohet Damian Gjiknuri që ka dhënë ok si ministër i Infrastrukturës? Pse nuk janë përpara drejtësisë?”, shkruan Tabaku teksa kërkon arrestimin e zyrtarëve të tjerë të shtetit që sipas opozitës janë përfshirë në këtë skandal.

Deputetja e PD-së nënvizon se krimi më i madh me inceneratorët ka ndodhur në atë të Tiranës, i cili ka marrë dhe jetën e një të riu, duke bërë që 430 mln eurot e kësaj afere të shkelin mbi jetën e një njeriu. Në të njëjtën kohë Tabaku shkruan se riskun e këtyre kontratave dhe këtyre shifrave e mban buxheti i shtetit dhe jo nënshkruesit e kontratave.

“Por krimi më i madh në fakt është për inceneratorin e Tiranës. Një jetë, një i ri sot nuk jeton më për inceneratorin e Tiranës.

Nuk e kam bërë kurrë, nuk e kam përmendur kurrë vdekjen për politikë. Por sot ne mund të flasim se ato miliona euro, 430 mln euro kanë shkelur edhe mbi jetën e një njeriu.

Inceneratori i Tiranës që nisi me një kontratë prej 129 mln euro, me TVSH dhe me gjithë të gjitha kostot e tjera shtesë e çuan 179 mln euro.

KLSH thotë se është një kontratë që shkon deri në 400 mln euro. Sepse a e dini që për këtë kontratë rriskun nuk e mban koncensionari por e mban buxheti i shtetit?! Që pagesa rritet çdo dite edhe për inceneratorin e Tiranës.

Dhe të treja bashkë, në shembullin e tyre unik, janë kontrata me çelësa në dorë.

Që do të thotë se ne momentin që parë që janë firmosur, kontrata ka filluar pagesa.

Inceneraotri i Elbasanit ka filluar pagesa 22 mln. 26 mln kanë shkuar për inceneratorin e Fierit.

PD-në nuk ka kush ta trembë për një aferë që e ka ndjekur vetë nga dita e parë dhe e ka denoncuar pa droje“, shkruan Tabaku.

Etiketa: InceneratoretJorida TabakuSpak

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Para
Vrasja e vitit 2019 në Berlin, Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Vrasja e vitit 2019 në Berlin, Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com