GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Për të katërtën herë radhazi, socialistët bojkotojnë komisionin për koncesionet në Shëndetësi

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Për të katërtën herë radhazi, socialistët bojkotojnë komisionin për koncesionet në Shëndetësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka dështuar për herë të katërt radhazi mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë.

Shkak është bërë sërish bojkoti i mbledhjes nga anëtarët e mazhorancës në këtë komision.

Debati për caktimin e mbledhjes duket se është pika që i ndan të dy palët. Albana Vokshi thotë se është kryetarja që cakton se kur do mblidhen, nga ana tjetër nënkryetari socialist Plarent Ndreca thotë se vendimmarrja i takon komisionit dhe se Vokshi ka refuzuar që të diskutojë mbi pikën e fundit të rendit të ditës për caktimin e mbledhjes.

Në një deklaratë për mediat këtë të premte, opozita hodhi akuza ndaj mazhorancës se këto janë skenarë me qëllim zvarritjen e hetimeve të komisionit për dy koncesionet, sterilizimin dhe check up-in.

“Gjithë kjo zvarritje është me tendencë që 4 muaj ikin shpejt dhe të bëjnë ç’të jetë mundur që ne mos të zbardhim informacion në kohë, të vonohet thirrja e dëshmitarëve, të vonohet mbledhja e provave të reja”, u shpreh Ina Zhupa.

“Këtyre u ka hyrë uji nga SPAK, nuk kanë interes ta vazhdojnë, prandaj gjysma kanë ardhur në konflikt interesi. Pa pikë turpi, çohet në 11 nga gjumi ka parë ndonjë ëndërr dhe tha nuk e kemi miratuar, ndërkohë që aty ishim gjithë”, deklaroi Saimir Korreshi.

Kryetarja Albana Vokshi tha se mungesa e deputetëve të mazhorancës përbën shkelje të detyrës nga ana e ligjvënësve socialistë. “Çdo ditë që kalon, ngushton kohën e hetimit parlamentar”, tha ajo.

Etiketa: Albana Vokshikomisioni hetimor për koncesionet në ShëndetësiKryesore1PDPS

Lajme të lidhura

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

14:42 - 04/10/26
Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit
Aktualitet

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

14:01 - 04/10/26
Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin
Aktualitet

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

13:36 - 04/10/26
Para
Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt

Horoskopi për ditën e Premte, 12 Prill 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

14:42 - 04/10/26

Një kontroll policor në një prej rrugëve të Tiranës ka çuar në arrestimin e një 38-vjeçari nga Durrësi, pasi në...

Lexo më shumë
Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

14:01 - 04/10/26
Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

13:36 - 04/10/26
Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës

Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës

13:06 - 04/10/26
Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

12:30 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com