Një grup që merrej me trafikun e refugjatëve është goditur në një aksion policor këtë të premte, në kuadër të një hetimi afro 1-vjeçar nga blutë dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Në total, Gjykata e Posaçme ka miratuar 26 masa sigurimi personal, me kërkesë të SPAK. Policia konfirmoi se ka ekzekutuar 19 masa arresti në burg, 3 arrest në shtëpi, 2 detyrim paraqitje, ndërsa dy persona të tjerë janë në kërkim.
Sipas hetimeve, refugjatët kryesisht nga Bangladeshi vinin në Shqipëri me ndihmë të disa bizneseve, që u siguronin kontratë fiktive. Për këtë, grupi kishte vendosur një tarifë prej 5 mijë eurosh për çdo refugjat, qëllimi i të cilëve ishte kalimi drejt vendeve të BE-së.
Në pranga janë vënë biznesmenë si edhe efekivtë të Policisë, që sipas akuzës, janë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Dy persona, mes të cilëve një biznesmen, cilësohen organizatorët e grupit.
Hetimet
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dha detaje lidhur me rastin në një deklaratë për mediat.
“Gjatë vitit 2023, nga struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qendrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për t’u larguar drejt vendeve të tjera, qoftë në veri të vendit, por edhe në kufirin jugor me Greqinë. Hetimi filloi bazuar në informacionin e grumbulluar nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shtetas dhe subjekte, të cilët siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme, për ofrimin e kushteve për të mbërritur në vendin tonë, me qëllim që të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian”, tha Rrumbullaku.
“Hetimi i këtij rasti zbuloi aktivitetin e të paktën 5 subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme biznesi, të cilët siguronin kontrata pune fiktive për shtetas, kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen e aplikimeve për vizë, deri në pritjen e tyre në aeroportin e Rinasit, e gjitha kjo kundrejt pagesës 5000 euro. Nga hetimet u identifikuan 26 shtetas të përfshirë, me role të ndryshme në këtë aktivitet, ku fatkeqësisht janë përfshirë edhe punonjës policie, të cilët janë ata që duhet ta parandalojnë dhe ta godasin këtë aktivitet kriminal, ashtu si edhe aktivitete të tjera kriminale. Personat e përfshirë, për të përfituar para, shfrytëzonin nevojën e shtetasve të vendeve të tjera, që ishin në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa bizneset në pronësi të disa prej personave në hetim, janë vënë në dispozicion të aktivitetit kriminal”, shtoi ai.
Rrumbullaku shtoi se hetimi u krye nga Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me aplikimin e metodave speciale të hetimit, në rrethet Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë, ku u vunë në hetim, përveç individëve dhe biznesmenëve të ndryshëm, edhe punonjës policie të niveleve të ndryshme.
Në hetimin njëvjeçar të këtij procedimi dhe operacionin e ditës së sotme, saktësoi më tej, “u angazhuan 380 forca policie dhe 60 automjete të strukturave për hetimin e grupeve kriminale, atyre të sigurisë publike dhe të forcës së posaçme operacionale, të Policisë së Shtetit”.
Çfarë u sekuestrua
Në kuadër të operacionit që, sipas burimeve zyrtare, u krye me angazhimin e 380 forcave policore dhe 60 automjete, u sekuestruan shuma të konsiderueshme monetare, armë zjarri, doza droge, automjete, mjete kompjuterike dhe dokumente.
Sendet e sekuestruara janë:
-
- 13 automjete të markave të ndryshme
- 50 telefona
- 3 pistoleta
- 1 çifte
- 50 fishekë
- 4 laptopë
- 5 kompjuterë
- 520 000 lekë
- 400 000 euro
- 700 000 dollarë amerikanë
- 4000 paund
- Doza kokaine dhe cannabisi
- Dhjetëra dokumente të ndryshme
Të arrestuar
Kryepolici njoftoi se është ekzekutuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për personat në hetim:
Endri Seiti, i vitlindjes 1986, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike;
Luan Tafalla, i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
Endrit Ismailaj, i vitlindjes 1988, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
Arnol Shpata, i vitlindjes 1998, lindur në Patos, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;
Xhuljeta Çopa, e vitlindjes 1967, lindur në Durrës dhe banuese në Fushë Krujë, biznesmene, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.
Artur Mata, i vitlindjes 1968, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
Antonio Specchio, i vitlindjes 1971, lindur në Itali dhe banues në Vlorë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
Artan Sulaj, i vitlindjes 1973, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;
Luan Sulaj, i vitlindjes 1978, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
Shkëlzen Matmuja (Bokçiu), i vitlindjes 1987, lindur në Kukës dhe banues në Has, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
Bukurosh Muja, i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
Altin Hasani, i vitlindjes 1972, lindur dhe banues në Tiranë, punonjës policie, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
Edmond Barha, i vitlindjes 1975, lindur në Shijak dhe banues në Tiranë, punonjës policie, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
Lulzim Lami, i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
Tomë Preka, i vitlindjes 1962, lindur në Shkodër dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
Xhulio Krasniqi, i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
Edmond Baklli, i vitlindjes 1980, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;
Iglan Alliçi, i vitlindjes 1983, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
Emmanuel Ella, i vitlindjes 1980, lindur në Kamerun dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”
Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për personat në hetim:
A. D., i vitlindjes 1966, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”;
Arjel Hoxha, i vitlindjes 1996, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
A. H., e vitlindjes 1996, e lindur në Çorovodë dhe banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;
-Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” për personat në hetim:
Ermal Hoxha, i vitlindjes 1989, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
O. P., i vitlindjes 1998, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Në kërkim janë shpallur:
F. M., i vitlindjes 1971, lindur Kukës dhe banues në Tiranë dhe A. M., i vitlindjes 1972, lindur në Bangladesh, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.
Discussion about this post