Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë pasdite në Kolonjë. Viktima është G.B., 58 vjeç. Ai ishte nën drejtimin e një automjeti që ka dalë nga rruga.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, Kolonjë, shtetasi G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Nissan’, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi G.B.”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.
Discussion about this post