GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: Rama i dha trajtimin e mbetjeve mjekësore kushëririt të Amant Josifit

11:55 - 13/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi: Rama i dha trajtimin e mbetjeve mjekësore kushëririt të Amant Josifit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Selia blu, përmes Sekretares për Anti-Korrupsioni Genta Vangjeli, akuzoi kryeministrin Edi Rama për dhënien e koncesioneve dhe prokurimeve klienteliste. Vangjeli theksoi se një kontratë e tillë është lidhur me kompaninë e djalit të nëndrejtoreshës së QSUT-së, që është dhe kushëri me Amant Josifin.

Ajo tha se bëhet fjalë për kontratën e trajtimit të mbetjeve mjekësore.

“Para rreth katër vitesh, më 3 Prill 2020, Edi Rama nënshkruan në stilin e tij fap-fap-fap një VKM që, po ta pyesësh do të thotë se nuk e ka parë. Bëhet fjalë për VKM nr. 273 për Miratimin e kontratës për lotin 2 me objekt ‘Trajtim dhe asgjësim të mbetjeve që dalin nga shërbimet ku marrin trajtim pacientët me COVID-19 për QSUT’. Palë janë Ministria e Shëndetësisë dhe operatori ekonomik ‘ECO RICIKLIM’, sh.p.k. Sigurisht që Rama nuk e ka parë, sepse dihet që ai nuk nënshkruan kurrë VKM për kontrata klienteliste. Ku ta dinte ai se kontrata sekrete ishte me kompaninë ECO RICIKLIM shpk. Me pronar të 70% të aksioneve Arbër Teqjan, i biri i nëndrejtoreshës së QSUT, Arjana Strakosha dhe djali i tezes së Amant Josifit. Sqarojmë publikun se nëndrejtoresha e Qsut Ariana Strakosha është e motra e Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, nëna e të superkërkuarin Amant Josifit ortaku i vëllait të KM Edi Rama”, tha Vangjeli.

“Edhe njëherë tjetër mafia shpërndan tentakulat në institucione shtetërore me firmën e Edi Ramës. Ku ta dinte Kryeministri se nëndrejtoresha do hante kumbulla pas shpinës së tij. Ai nuk shihte Ahmetajn kur i hante kumbulla në krah. A është kjo kontratë sekrete klienteliste e vetmja? Sigurisht, që jo… Djali i tezes së Amant Josifit, Arbër Teqja rezulton pronar në kompaninë Eco Riciklim shpk dhe MSE shpk deri 31 Maj 2023. Eco Riciklim shpk ka përfituar në total mbi 5 milion euro për kontrata publike, përfshirë QSUT ku ka të ëmën nëndrejtore. Ndërsa MSE shpk ka përfituar në total 1.8 milion euro për pagesa kontratash publike përfshirë QSUT. Në total janë 6.8 miliard ose 6.8 milion euro para publike për të cilat Arbër Teqja, nëndrejtoresha e QSUT Arjana Strakosha dhe Edi Rama duhet të japin llogari në SPAK”, shtoi.

“Të vjedhësh fondet publike me emrat e familjarëve të zyrtarëve të lartë nuk është e padëgjuar për shqiptarët …nuk keni parë gjë akoma. Të përfitosh duke përdorur fatkeqësi si pandemia e Covid19 është çnjerëzore…..nuk keni parë gjë akoma. Të gjitha i ofron Edi Rama dhe i paguan shtrenjtë qytetari shqiptar, falë njeriut që premtoi shëndetësinë falas në vitin 2013″, përfundoi ajo.

Etiketa: Edi RamaKryesore1mbetjet spitaloreMinistria e ShendetesisePDtender

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Zgjedhjet në Kroaci, deputetja shqiptare kërkon një mandat të ri

Zgjedhjet në Kroaci, deputetja shqiptare kërkon një mandat të ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet
Sport

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

Barcelona ka marrë një fitore “bombastike” përballë Real Betis, duke i dhënë fund kritikave për mungesën e konsistencës. Të besuarit...

Lexo më shumë
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com