GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimi pasuror, Fatos Tushes i sekuestrohet shtëpia në Vlorë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
U shkarkua nga kryeministri pas hetimeve për afera korruptive, Fatos Tushe del sot para gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një apartament është sekuestruar me kërkesë të SPAK në Vlorë, që sipas prokurorisë posedohet “de facto” nga ish-kryebashkiaku socialist i Lushnjes Fatos Tushe.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se apartamenti në zonën e Lungomares nuk është deklaruar sipas ligjit nga Tushe gjatë kohës që ushtronte detyrën e kryebashkiakut. Prokuroria thotë se banesa është regjistruar si pronë e një firme ndërtimi, por posedohet nga ish-kryebashkiaku.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Posaçme bëri me dije këtë të shtunë se për apartamentin me sipërfaqe 75.3 m2, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e saj për vendosjen se sekuestros preventive më 29 Shkurt. Më tej, shpjegohet se vendimi është ekzekutuar më 4 Mars nga policia.

“Nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, personi nën hetim Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë, pasuri e cila është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga personi nën hetim”, njofton SPAK.

Sekuestro vjen në kuadër të procedimit penal nr. 199/1, të vitit 2021 për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në ngarkim të Fatos Tushes.

Ky i fundit u paraqit në dyer e SPAK mëngjesin e tre ditëve më parë. Në një prononcim për mediat pas daljes nga prokuroria, konfirmoi se se “paraqitja në SPAK lidhej me mos deklarimin e një pasurie”.

Tushe përfundoi dënimin me burg pak kohë më parë. Në vitin 2022, Fatos Tushe u cilësua fajtor nga Gjykata e Posaçme për shpërdorim detyre në dy raste. Ai u dënua me 3 vite 8 muaj burgim, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertuan në 2 vjet e katër muaj. Ish-kryebashkiakut socialist po ashtu iu hoq drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Gjykata tha se Tushe shpërdoroi detyrën për shkak se lejoi një ndërtim pa leje, ndërsa abuzoi me karburantin e bashkisë.

Gjykata dënoi po ashtu ish-nënkryetarin Gentian Nushi si dhe 17 persona të tjerë, zyrtarë të bashkisë e biznesmenë, të përfshirë në abuzimet me një tender për kanalet vaditëse.

Pas arrestimit me urdhër të SPAK në korrik 2021, Tushe u shkarkua nga detyra me vendim qeverie.

Etiketa: Fatos TusheKryesore1sekuestro preventiveSpak

Lajme të lidhura

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve
Aktualitet

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Lushnje, 63-vjeçari tenton të godasë gjykatësen që nuk i dha pronën

Lushnje, 63-vjeçari tenton të godasë gjykatësen që nuk i dha pronën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve
Aktualitet

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në vendin e quajtur "Poligoni", mbi repartin ushtarak në Gërhot, Gjirokastër....

Lexo më shumë
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com