GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta/ Sulmon Irani, Izraeli dhe aleatët rrëzojnë shumicën e dronëve dhe raketave

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Lufta/ Sulmon Irani, Izraeli dhe aleatët rrëzojnë shumicën e dronëve dhe raketave

Qielli mbi Jerusalem pasi Irani nisi sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit, 14 prill 2024.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat izraelite dhe aleate rrëzuan “shumicën dërrmuese” të qindra dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani, gjatë një sulmi të paprecedentë kundër Izraelit.

Shpërthime të forta mund të dëgjoheshin mbi shumë pjesë të Izraelit, në orët e hershme të 14 prillit.

Autoritetet izraelite raportuan vetëm dëme të lehta në një instalim ushtarak izraelit dhe thanë se një vajzë shtatëvjeçare u plagos rëndë, pasi më shumë se 200 dronë dhe raketa u ndaluan përpara goditjes.

“Ne jemi gati për çdo skenar, si për mbrojtje, ashtu edhe për sulm. Shteti i Izraelit është i fortë”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Mediat amerikane dhe britanike raportuan se forcat e tyre të armatosura morën pjesë në rrëzimin e raketave mbi zonën kufitare Irak-Siri, derisa fluturonin në drejtim të Izraelit.

Izraeli dhe Irani kanë qenë armiq të ashpër prej dekadash, por ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë i njërit në tokën e tjetrit.

Ai vjen pas një sulmi në konsullatën e Iranit në Siri, më 1 prill, kur u vranë shtatë oficerë ushtarakë, përfshirë një komandant të lartë.

Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Sulmi kundër Izraelit vjen, po ashtu, në kohën e tensioneve midis Iranit dhe Perëndimit, lidhur me luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Irani e cilësoi operacionin e tij kundër Izraelit si “përgjigje ndaj agresionit të regjimit zionist kundër objekteve tona diplomatike në Damask”.

Misioni i tij në Kombet e Bashkuara e konsideroi atë si të përfunduar.

“Megjithatë, nëse regjimi izraelit bën ndonjë gabim tjetër, përgjigjja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt mes Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili SHBA-ja duhet të qëndrojë larg”, shkroi misioni i përhershëm i Iranit në OKB në platformën X.

Sulmi iranian u dënua menjëherë nga shumë qeveri të botës, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se është “thellësisht i shqetësuar për rrezikun shumë real të përshkallëzimit shkatërrues të situatës në gjithë rajonin”.

“Unë e kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër”, tha Guterres, duke kërkuar përmbajtje nga të gjitha palët e përfshira.

Agjencia e lajmeve, Reuters, citoi një burim diplomatik të ketë thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet gjatë ditës së diel, me kërkesë të Izraelit, për të shqyrtuar dënimin e sulmit iranian dhe shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit organizatë terroriste.

Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi se SHBA-ja do ta mbështesë fuqishëm Izraelin.

Ai tha se forcat amerikane ndihmuan që “të rrëzohen pothuajse të gjithë dronët dhe raketat” që shkonin në drejtim të Izraelit.

Përmes një deklarate për media, Biden tha se, gjatë javës së kaluar, ka dislokuar në rajon avionë ushtarakë amerikanë dhe shkatërrues të mbrojtjes raketore balistike.

“Falë këtyre dislokimeve dhe kapaciteteve të jashtëzakonshme të pjesëtarëve tanë të shërbimit, ne e ndihmuam Izraelin t’i rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që po hynin [në territorin e tij]”, tha Biden.

“I dënoj këto sulme në termat më të ashpër të mundshëm”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se SHBA-ja “nuk do konflikt” me Iranin, por shtoi se “nuk do të hezitojë të veprojë për t’i mbrojtur forcat tona dhe për ta mbështetur mbrojtjen e Izraelit”.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, e dënoi sulmin e Iranit dhe tha se avionë shtesë të forcave britanike janë vendosur në rajon.

Lexo edhe:

Pamjet – Iranianët festojnë pas sulmeve ajrore kundër Izraelit

A është e pathyeshme Kupola e Hekurt e Izraelit?

Raketat ndaj Izraelit, Perëndimi dënon sulmet e Iranit

Si do të reagojë Izraeli? Frikë për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme

Irani paralajmëron SHBA-të: Godasim bazat tuaja ushtarake nëse hakmerreni

Kërcënon Putin: Nëse amerikanët mbështesin Izraelin, ne s’do rrimë duarkryq

Sulmet ndaj Izraelit – Jordania, Iraku dhe Libani rihapin hapësirën ajrore

Ministri izraelit i mbrojtjes: Konfrontimi me Iranin ende s’ka përfunduar

Sulmi ndaj Izraelit/ Presidenti i Iranit: I dhamë një mësim

Etiketa: IranIzraelKryesore1

Lajme të lidhura

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente
Botë

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

08:11 - 02/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Para
BBV, ja kush doli nga shtëpia

BBV, ja kush doli nga shtëpia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com