Një aksident i rëndë në punë u shënua ditën e djeshme (13 prill 2024) në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike në Fushë Mëzez.
Policia e Tiranës informon se “gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital”.
Policia arrestoi punëtorin e kësaj firme, Refik S., 56 vjeç, banues në Tiranë. Dosja i kaloi prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Discussion about this post