GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja “Habilaj”, vetëdorëzohet ushtari i Sajmir Tahirit

22:12 - 15/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Çështja “Habilaj”, vetëdorëzohet ushtari i Sajmir Tahirit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme. Kohila është i dënuar nga Gjykata e Posaçme me 12 vite burg, por do të vuaj vetëm 8 të tilla për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Së bashku me të GJKKO ka lëshuar urdhër arrest edhe për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarin tjetër të Policisë së Vlorës, Sokol Boden. Këto urdhër arreste janë lëshuar në nëntor të vitit 2017, si të përfshirë në dosjen Habilaj, në përgjimet e së cilët implikohet dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Të pandehurit e çështjes “Habilaj” akuzohen se kanë funksionuar si grup si i strukturuar kriminal dhe kanë trafikuar tonelata me lëndë narkotike drejt shtetit italian.

Fillimisht çështja “Habilja” nisi të denoncohej publikisht nga opozita vetëm pak kohë pasi ish-ministri i Mbrojtjes, Sajmir Tahiri kishte marrë këtë funksion. Ish-shefi i antidrogës gjithashtu denoncoi publikisht përfshirjen e ministrit Tahiri në këtë çështje duke treguar se makina nën pronësinë e Tahirit përdorej për të transportuar drogën drejt shtetit italian, nga kushërinjtë e tij.

“…subjekti që më interesonte u fut te ky “Audi” i zi me targë AA 003 GB! Të nesërmen sapo u futa në zyrë, nuk më mbante kurioziteti për një ditë më parë dhe u futa në sistemin e targave për të verifikuar këtë targë që shënova në Vlorë. Sa e hap, më del që pronar i mjeti ishte një emër Saimir Bashkim Tahiri! Mu duk si emër i njohur. Ishte dhe emri ministrit ashtu, por prapë nuk isha i bindur dhe u futa në TIMS dhe verifikova emrin e mësipërm, si dhe hyrje-dalje të kësaj makine! Mbeta një moment si i hutuar sepse në monitor më doli pikërisht fytyra e personit që tashmë ishte ministri im! Qesha si pa kuptuar dhe i thirra shefin tim! Shefi vjen dhe i them: “Shiko ça më del këtu”. Ai shikon fytyrën e ministrit dhe më thotë: “Po, është ministri jonë pse pyet?” Kështu i shpjegova se si arrita deri sa më doli fytyra e ministrit në sistem. Ai me të qeshur ma kthen: “Je i vonuar, ka kohë që e din mbarë policia si s’e ditke ti?!”

Fillimisht Tahiri hodhi poshtë çdo akuzë, por kur çështja mori përmasa të mëdha u shpreh se makinën në fjalë ua kishte shitur kushërinjve të tij në Vlorë dhe i vetmi detyrim që ai kishte ishte ai moral për përgjegjësinë se kujt ia kishte shitur makinën e tij, por jo ligjor, duke mohuar kështu në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në këtë skandal.

Por ishin përgjimet e policisë italiane ato që implikuan Tahirin në këtë çështje, të cilët të paktën prej dy vitesh mbanin nën vëzhgim rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë, një bandë kjo e drejtuar pikërisht nga kushëriri i Tahirit, Moisi Habilaj. Ky i fundit është dënuar me 15 vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Përgjimet nxorën zbuluar Tahirin, ku emri i tij lakohej nga anëtarët e bandës kriminale, ku flitet për fitimet e aktivitetit kriminal dhe ndarjen e tyre.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale. Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhej në dosjen e zbardhur të hetuesve italianë.

Pas këtyre përgjimeve Rama hapi rrugën e hetimeve ndaj Tahirit, gjë e cila u komentua si “shitje” e krahut të tij të djathë, ku kryeministri u shpreh se do të ketë drejtësi për këdo dhe mbi këdo, ndaj derisa Tahiri dhe hetimi ndaj tij të përfundonte ai do të humbiste postet qeveritare.

Pas kësaj deklarate dhe pas shprehejes së famshme të Tahirit se s’kemi parë gjë akoma erdhi dhe reagimi i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kryesonte grupin e hetuesve u shpreh se ky institucion ka bindjen e plotë që Tahiri është përfshirë në këtë çështje.

“Ne kemi krijuar bindjen e plotë që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Ne sot nuk kemi ardhur për të marrë një mandate arresti, pasi arrestin e jep gjykata. Ne kërkojmë heqjen e imunitetit, që në çdo moment deputeti të jetë i ekspozuar ndaj një heqje lirie. Na rezulton që ka biseda komprometuese në lidhje me deputetin Saimir Tahiri, qoftë në pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal. Aty bëhej fjalë për dhënie dhe marrje”.

Që pas këtij momenti beteja ligjore vijon ende për Sajmir Tahirin, hetimet e të cilit nuk kanë përfunduar. Dosja hetimore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të nisë të rishqyrtohet më 20 dhjetor të këtij viti. Seanca e parë është planifikuar në orën 09:00.

Etiketa: Gjergj KohillaHabilajKryesore1Sajmir Tahiri

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Mohimi i krimeve të luftës, përpjekjet e pamjaftueshme të Kosovës

Mohimi i krimeve të luftës, përpjekjet e pamjaftueshme të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com