GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Një ditë pas vdekjes së 52-vjeçarit në Shkodër, Balla pranon dështimin e shërbimit zjarrfikës

11:08 - 15/04/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Një ditë pas vdekjes së 52-vjeçarit në Shkodër, Balla pranon dështimin e shërbimit zjarrfikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 52-vjeçar humbi jetën në Shkodër pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Një prej fqinjëve dëshmoi për gazetarët se zjarrëfikësja erdhi 40 minuta me vonesë pas njoftimit të marrrë. Sipas tij, nëse forcat zjarrëfikëse do të ishin më të shpejta në regim, 52-vjeçari do të ishte ende gjallë.

Një ditë pas ngjarjes që i mori jetën kryefamiljarit në Shkodër, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me drejtuesit e shërbimit zjarrëfikës. Gjatë fjalës së mbajtur, ai është treguar kritik me shërbimin e ofruar dhe ka pranuar problematikat në sistem.

“Në vitin 2023 janë kryer 3,498 inspektime dhe diferenca me masat administrative është shumë e madhe, janë vendosur vetëm 42 masa. Nuk e besoj dot se ka kaq pak shkelje. Shoh dy mundësi, ose inspektimet janë selektive tek subjektet që nuk kanë probleme, ose janë kryer pa analizuar problemet reale”, citohet Balla në një njoftim nga zyra e shtypit pranë Ministrisë së Brendshme. “Nëse nuk bëhet inspektimi në një ndërtesë dhe aty ndodh një fatkeqësi, janë kushtet e shpërdorimit të detyrës”, u shpreh ai.

Foto nga takimi

“Shërbimi zjarrfikës ka nevojë për uniformizim dhe përmirësim më të prekshëm si në Drejtorinë e Përgjithshme, e gjithashtu në nivel vendor”, deklaroi Balla në takimin e mbajtur me drejtuesit e Shërbimit në 61 njësi vendore në Shqipëri.

Ministri tha se duhet plotësuar baza e plotë nënligjore për rekrutimet, trajnimet, menaxhimin e të dhënave, si dhe përmirësimin e transparencës së inspektimeve ndaj bizneseve.

“Jemi të gjithë të mirëkuptuar se gjithçka thashë është një epikrizë jo e plotë e situatës. E di fare mirë që në një pjesë të bashkive nuk kemi flotën e duhur të mjeteve zjarrfikëseve, nuk janë punonjësit e duhur në disa njësi vendore të trajnuar në këtë shërbim, por drejtuesit vendorë duhet të kuptojnë se të punosh në këtë shërbim nuk është qokë, sepse rrezikon edhe vetë jetën e atij personi që është emëruar në atë detyrë që nuk ka njohuri“, tha Balla.

Ai kërkoi ndryshim të menjëhershëm të situatës, referuar të dhënave të ofruara nga inspektimet për këtë vit. “Nuk duhet të ketë asnjë objekt me intenstitet të madh publik si hotel, kinema, etj, pa u inspektuar”, tha Balla, i cili sipas burimeve zyrtare nga MB, në ditët e para të vitit, ka firmosur një urdhër që detyron MZSH-në të kryejnë inspektime në çdo subjekt.

Etiketa: Artur BallaKryesore1zjarrefikesja

Lajme të lidhura

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Sulmet në Lindjen e Mesme, ndikim në tregjet financiare   

Sulmet në Lindjen e Mesme, ndikim në tregjet financiare  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com