GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shell u tërhoq nga Shpiragu, PD: Rama duhet të kërkojë falje për gënjeshtrat e tij

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shell u tërhoq nga Shpiragu, PD: Rama duhet të kërkojë falje për gënjeshtrat e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, doli në një konferencë për shtyp në selinë blu për të komentuar gënjeshtrën e radhës të kryeministrit Edi Rama.

Pas tërheqjes së kompanisë Shell nga pusi i Shpiragut, Bozdo tha se tani Rama duhet të kërkojë falje për gënjeshtrën stratosferike.

Deklarata

A e mbani mend Edi Ramën që, sa herë kishte një krizë në qeverisje thoshte se kompania Shell ka zbuluar naftë në Shpirag? A e mbani mend kur bridhte si Enver Hoxha duke hedhur kapelen andej këtej nëpër Shqipëri dhe duke thënë ‘këtu ka naftë’?

Edi Rama gënjen njëlloj, si për përfshirjen e vartësve të vet në korrupsion, si për zbulimin e naftës, si për anëtarësimin në BE duke përdorur inteligjencën artificiale.

Kompania Shell konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga puset e Shpiragut. Fatkeqësisht nuk do të ketë shpime të mëtejshme dhe as një ‘mrekulli nafte’, siç gënjen Rama. Lajmi ishte konfirmuar thuajse zyrtarisht nga shmangia e këtyre muajve e Ramës dhe Ballukut, sa here qe gazetaret pyesnin për këtë çështje.

E vërteta është se shumë eksplorime në botë, të Shellit apo kompanive të tjera të mëdha, mund të dështojnë sepse e tille është industria e naftës dhe niveli i teknologjisë se përdorur. Por po kaq e vërtete është qe ne asnjë rast, asnjë kryeministër apo zv/kryeministër, ne asnjë vend te botes nuk dezinformon qëllimisht opinionin publik mbi rezerva nafte dhe pasurie te cilat ende nuk janë konfirmuar përfundimisht dhe zyrtarisht.

Ekzaktësisht ne 23 gusht te vitit te kaluar, Rama dhe zëvendësja e tij, deklaruan për shqiptaret se nafta e zbuluar ishte e cilësisë se me te mire e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite, dhe se rezervat ishin ne nivelin e Norvegjisë. Sipas Ramës, pas një investimi qe do te shkonte te deri ne 7 miliardë $, shqiptaret do te përfitonin pasuri te paimagjinuara. Dukej sikur Rama dhe Balluku e kishin mbyllur me Zotin dhe Shell-in për puset e naftës dhe problem kishin si ti përdornim qindra e qindra milionë euro ne vit qe Shqipëria do te perfitonte.

Rama hodhi edhe një ide ‘origjinale’: paratë e pafundme do t’i përdorte tek pensionet, rrogat, arsimin dhe shëndetësia. Ironike po ta mendosh se janë pikërisht këto sektorë ku qeveria ka dështuar sepse ka vjedhur në forma spektakolare.

Kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të kërkojnë minimalisht falje para publikut për gënjeshtrën stratosferike që servirën.

Kundër këtij gënjeshtari patologjik dhe vargut të rrenacakëve dhe hajdutëve që ka rreth vetes, qëndron publiku që nuk gënjehet dhe opozita e vendit.  Midis braktisjes se Shqipërisë dhe bashkimit në një front të vetëm për të rrëzuar këtë regjim asfiskues, hajdut dhe gënjeshtar, shqiptarët duhet të zgjedhin rezistencën.

Partia Demokratike do t’i prijë kësaj beteje dhe do ta fitoje atë.

Mblidhemi të premten për t’u përballur me një tjetër gënjeshtar patologjik Erion Veliajn dhe bandën e tij të hajdutëve.

Etiketa: RamaSHELL

Lajme të lidhura

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK
Aktualitet

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

13:29 - 06/08/26
Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën
Aktualitet

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26
Para
Vasili i ‘kthehet’ Koçiut: Nuk ka defekt teknik që kërkon muaj për t’u riparuar

Vasili i 'kthehet' Koçiut: Nuk ka defekt teknik që kërkon muaj për t’u riparuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari
Aktualitet

I kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari

14:34 - 06/08/26

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge është arrestuar në Durrës. Policia...

Lexo më shumë
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

13:29 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com