GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova vendosi për ndalimin e dinarit serb, Vuçiç takim me ministrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aleksandar Vuçiç është i bindur se Këshilli i Europës do ta vonojë anëtarësimin e Kosovës në KiE. Në një intervistë të tij për median serbe RTS, Vuçiç hamendësoi për një truk të ri e cila po përgatitet nga vendet që duan aderimin e Kosovë në Këshillin e Europës. Dhe që ka të bëjë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për krijimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës.

“Ata kanë krijuar një truk të ri dhe unë dua t’ua prezantoj qytetarëve. Në datën 10 maj do të thonë se do ta referojnë aktin që evropianët kanë kaluar në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë. A nuk do ta gjenin disa prej tyre arsyen e mjaftueshme për atë që të thonë se është iniciuar një proces për Asocacionin e Komunave serbe në Veri, por në fakt asgjë nuk është iniciuar dhe thonë se kjo është arsyeja që ne të votojmë për Kosovën në Këshillin e Evropë. Pra, kjo është diçka që do të ndodhë”, tha Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë.

Vuçiç tha për RTS se takimi i Këshillit të Europës do të mbahet më 11 maj, por me shumë gjasa do të shtyhet më 16 maj, nëse siç tha ai nuk ka ndryshime të caktuara të qëndrimeve. Vuçiç flet për sekretet diplomatike dhe presionet që i bëhen Serbisë për të arritur një kompromis me Kosovën.

“Në çdo rast, nuk do të jetë e thjeshtë. Ne kemi dërguar shumë letra zyrtare në adresa të ndryshme dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Po më flasin nga të gjitha anët e mundshme për të më bindur për diçka dhe qëgjoja të mund të bëjmë një lloj kompromisi”, u shpreh Vuçiç, President i Serbisë.

Sakaq Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës tha se Serbia po zhvillon “propagandë dhe fushatë” kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, e cila sipas saj “është jashtëzakonisht e egër”.

Sipas diplomacisë së Kosovës, këto veprime të Beogradit janë në kundërshtim të plotë të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën vitin e kaluar.

Etiketa: Aleksander VucicBisedimet Kosove-SerbiSerbi

Lajme të lidhura

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26
Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Kosovë & Rajon

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
Para
Zgjedhorja, grupi i dialogut miraton kalendarin e punës

Zgjedhorja, grupi i dialogut miraton kalendarin e punës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari
Aktualitet

Drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

10:52 - 04/10/26

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së...

Lexo më shumë
Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

10:41 - 04/10/26
Përplasje në Gjoricë për parkun fotovoltaik, banorët bllokojnë nisjen e punimeve

Përplasje në Gjoricë për parkun fotovoltaik, banorët bllokojnë nisjen e punimeve

10:13 - 04/10/26
I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

09:58 - 04/10/26
Kursi i këmbimit për këtë të diel, 4 tetor 2026/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Kursi i këmbimit për këtë të diel, 4 tetor 2026/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:28 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com