GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë: Gjykata Speciale s’duhej të ishte, kjo është kauzë politike

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë: Gjykata Speciale s’duhej të ishte, kjo është kauzë politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka folur për mohimin e Serbisë për masakrën e kryer nga forcat serbe në Reçak dhe punën e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai ka thënë se Serbia me mohimin e masakrës në Reçak po vazhdon ta paraqesë veten si viktimë njësoj sikurse në Bosnjë.

“Serbët po përpiqen të rishkruajnë historinë duke i paraqitur ata si viktima dhe jo si ata që filluan konfliktin, e kanë bërë në Bosnjë, e kanë bërë me ju dhe vazhdojnë ta bëjnë gjatë gjithë kohës. Sigurisht, nuk është e vërtetë, është një mënyrë shumë e zgjuar për ta paraqitur veten viktimë dhe kështu duke krijuar Gjykatën Speciale në Hagë. Është një gjykatë që ndjek viktimat, ndërsa agresorët e vërtetë nuk ndiqen penalisht. Ndoshta kjo është arsyeja pse ata (serbët) vazhdojnë me këto lajme të rreme dhe duke rishkruar historinë në mënyrën e tyre”, tha Bosch për televizionin publik të Kosovës.

Duke folur rreth akuzave të fundit të Speciales ndaj Policisë së Kosovës, ish-ambasadori Bosch tha se Policia e Kosovës është një nga institucionet më të vlerësuara në Kosovë, kështu që nuk ka asnjë arsye për ta akuzuar për ndonjë gjë.

“Në anën tjetër ata duhet të lavdërohen duke u bazuar në aksionet që po i ndërmarrin, po tregojnë që e bëjnë një punë mjaft të mirë, prandaj mendoj se nuk asnjë arsye që të akuzohen për ndonjë gjë. Ky institucion është vlerësuar nga të gjithë, duke përfshirë edhe ndërkombëtarët”, u shpreh ai.

Bosch ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së për kinse krime lufte, është një gjykatë e çuditshme, pasi që ajo nuk ndjek kryerësit e vërtetë të krimeve, por viktimat.

“Siç e kam thënë edhe më parë, kam disa dyshime për këtë gjykatë, sepse është një gjykatë e çuditshme dhe që shkon vetëm pas një grupi dhe jo pas grupit tjetër të konfliktit. Unë mendoj se gjykata nuk duhet të ishte këtu dhe në fakt mendoj se kjo është një kauzë politike. E gjithë ideja, raporti i Martit, baza e raportit të Martit ishte rreth trafikut të organeve. Nëse do të kishte ndodhur trafikimi i organeve, do të ishte e tmerrshme siç e përshkroi ai. Raporti i Clint Williamson arriti në përfundimin se nuk kishte të bënte fare me këtë, kështu që nuk ka asnjë provë. Kjo do të duhej të ndalonte të gjithë akuzën, sepse nuk ka asnjë arsye për të vazhduar, pasi që trafikimi i organeve ishte arsyeja pse të gjithë ishin kaq të mërzitur. Sigurisht, që sipas meje, shumë nga këta njerëz që drejtojnë gjykatën, menduan se kjo është një gjë shumë e bukur, se mund të vazhdojnë punën e tyre të paguar mirë dhe kjo është një humbje e taksapaguesve. Tani ne shpërdorojmë shumë miliarda në këtë gjykatë nga paratë e taksapaguesve evropianë. Mendoj se taksapaguesit evropianë duhet të protestojnë dhe ta ndalojnë këtë gjykatë”, tha Bosch.

Etiketa: KosoveRobert Bosch

Lajme të lidhura

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë
Kosovë & Rajon

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika
Breaking Views

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26
Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit
Kosovë & Rajon

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

09:28 - 27/10/26
Para
Danimarka: Do të marr hua 300 qeli burgjesh në Kosovë

Danimarka: Do të marr hua 300 qeli burgjesh në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli
Aktualitet

Erion Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon nga burgu dy nënkryetarët

10:13 - 30/10/26

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka liruar nga detyra dy nënkryetarët, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Ndërkohë ka...

Lexo më shumë
Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26
Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

09:44 - 30/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Protesta i grisi fasadën Edi Ramës, e ekspozoi qeverinë e tij të korruptuar para gjithë botës

09:35 - 30/10/26
Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)

Trafikonte armë ndërkohë që ishte i dënuar me arrest shtëpie, vihet në pranga 41-vjeçari (Emri)

09:15 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com