GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet në Lindjen e Mesme, shefi i ushtrisë izraelite: Do t’i përgjigjemi sulmit të Iranit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në Lindjen e Mesme, shefi i ushtrisë izraelite: Do t’i përgjigjemi sulmit të Iranit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit që Irani e kreu kundër tij me dronë dhe raketa në fundjavë, ka thënë të hënën shefi i ushtrisë izraelite, gjeneral Herzi Halevi. Megjithatë ai nuk shpjegoi se si do t’i përgjigjej Teheranit.

Halevi tha se Izraeli është duke i shqyrtuar hapat që do t’i ndërmarrë, por theksoi se sulmi i fundjavës nga Irani “do të marrë përgjigje”.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në bazën ajrore Nevatim, për të cilën Izraeli tha se pësoi dëme të vogla gjatë sulmit iranian.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është takuar me zyrtarët e lartë të vendit për të biseduar për mundësinë për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit.

Irani përdori qindra dronë, raketa balistike dhe raketa lundruese gjatë sulmit kundër Izraelit në fundjavë.

Liderët botërorë i kanë bërë thirrje Izraelit të mos hakmerret.

Sulmi i së shtunës ishte sulmi i parë i drejtpërdrejtë që Irani e kreu kundër Izraelit, pavarësisht armiqësisë së moçme mes këtyre dy vendeve prej Revolucionit Islamik në Iran më 1979.

Ky sulm ndodhi pasi javë më parë një sulm i dyshuar izraelit i vrau dy gjeneralë iranianë në ndërtesën e konsullatës iraniane në Siri.

Ushtria izraelite thotë se 99 për qind të dronëve dhe raketave të shkrepura nga Irani i shkatërroi me ndihmën e vendeve të tjera, përfshirë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës.

Irani, ndërkohë, e ka cilësuar si të suksesshëm këtë sulm.

Në Uashington, zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, nuk tregoi nëse Shtetet e Bashkuar janë njoftuar, ose nëse presin të njoftohen për planet e Izraelit për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit.

“Ne nuk jemi të përfshirë në procesin e vendimmarrjes së tyre për ndonjë përgjigje të mundshme”, tha Kirby./ REL

Lajme të lidhura

The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran
Botë

The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran

15:29 - 03/06/26
‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës
Botë

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës

14:46 - 03/06/26
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Aktualitet

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:19 - 03/06/26
Para
Sfida vendosi fatin e fermerëve, cili e la garën në “Ferma VIP”

Sfida vendosi fatin e fermerëve, cili e la garën në “Ferma VIP”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
Breaking Views

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli

22:18 - 03/06/26

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Lexo më shumë
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 - 03/06/26
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci

20:39 - 03/06/26
“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë

“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë

19:26 - 03/06/26
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin

19:19 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomporno izleJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis GirişJojobet