GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Goditet grupi i trafikantëve të drogës në Gjirokastër, dy të arrestuar

12:12 - 16/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Goditet grupi i trafikantëve të drogës në Gjirokastër, dy të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona me precedentë penalë në fushën e narkotikëve janë arrestuar në Gjirokastër. Në një automjet tip “Jaguar” që drejtohej nga 50-vjeçari, në urën e Kardhiqit, u gjetën 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë kabanis.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin.

Për këtë u prangos dhe një 31-vjeçar tjetër. Ai lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni i koduar “Matt”, si rezultat i informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një tentative për të trafikuar lëndë narkotike.

Sekuestrohen 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë cannabis sativa, 2 automjete tipe “Jaguar” dhe “Mini Cooper” dhe 6 celularë.

Arrestohen 50-vjeçari që transportonte me automjet lëndën narkotike dhe shtetasi që monitoronte rrugën ku kalonte automjeti.

Të dy të arrestuarit, me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale dhe me ato të qarkullimit rrugor, të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Matt”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Thoma Bogdani, 50 vjeç, banues në fshatin Shënvasi, Sarandë dhe Fatjon Dule, 31 vjeç, banues në Konispol.

Në automjetin tip “Jaguar” që drejtonte 50-vjeçari, në urën e Kardhiqit, u gjetën 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë cannabis sativa. Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin. Gjithashtu, u kap shtetasi F. D. që lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 

Etiketa: drogeGjirokastër

Lajme të lidhura

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!
Aktualitet

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!

17:26 - 23/03/26
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK
Aktualitet

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar

14:30 - 23/03/26
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

A do jetë Salianji kandidat për kryetar partie? Berisha: Ai iku, zgjodhi të birësohej politikikisht

14:00 - 23/03/26
Para
Coachella 2024: Si u veshën yjet Hollywood/ FOTO

Coachella 2024: Si u veshën yjet Hollywood/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!
Aktualitet

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!

17:26 - 23/03/26

“Vape”, një pajisje elektronike me përmbajtje nikotine dhe me aroma të ndryshme po përdoret në masë në Tiranë edhe nga...

Lexo më shumë
Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start

Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start

17:11 - 23/03/26
“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu

“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu

16:58 - 23/03/26
Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë

Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë

16:05 - 23/03/26
Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur

Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur

15:28 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com