GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Informaliteti, vrojtimi i KI: Më i lartë se në 2019, ligji për të ardhurat do ta rrisë më tej

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Informaliteti, vrojtimi i KI: Më i lartë se në 2019, ligji për të ardhurat do ta rrisë më tej
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesi percepton se informaliteti në ekonomi është më i lartë se në vitin 2019, edhe pse më i ulët se në vitin 2022.

Një vrojtim i Këshillit të Investimeve me 601 kompani ka dalë në përfundimin se sektori energjetik është ai që percepton më pak informalitet se sektorët e tjerë.

“Në një masë të konsiderueshme, biznesi pranon ekzistencën e informalitetit, më shumë se në 2019, por më pak se në 2022. Bujqësia, përpunimi, industria dhe shërbimet perceptojnë më shumë informalitet. Energjia percepton më pak informalitet krahasuar me sektorët e tjerë.

Informaliteti në kulmin e tij formal shfaqet si evazion fiskal, puna e paregjistruar dhe mosregjistrimi—një trend i ruajtur gjate viteve” thuhet në një nga përfundimet e vrojtimit.

Por cilat janë arsyet që nxisin këtë informaliet. Sipas renditjes në anketë duket se taksat qendrore apo barra e përgjithshme fiskale është arsyeja kryesore që nxit informalitetin. Madje sipas vrojtimit ligji i ri për të ardhurat perceptohet se do të nxisë edhe më tej rritjen e informalitetit.

“Faktori më i i rëndësishëm që promovon informalitetin është barra fiskale në nivel qendror, që ka zëvendësuar konkurrencën e pandershme që rezultonte në 2019-2022. Ligji  i ri mbi të ardhurat vazhdon të konsiderohet si një element që do të rrisë informalitetin në vend” thuhet në vrojtim.

Gjetjet e Këshillit të Investimeve ndalen edhe tek sfidat e biznesit edhe me produktivitetin dhe inovacionin përveç informalitetit. Konkretisht sipas KI “ 77% e kompanive po hartojnë strategji për të investuar në rritjen e produktivitetit”.

Po kështu digjitalizimi është identifikuar si një faktor i rëndësishëm për mbarëvajtjen e komunikimit eficent me administratën tatimore dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientit.

Një tjetër element, sipas vrojtimit, është që  inovacioni dhe shpërndarja efikase e burimeve, veçanërisht në Kërkim dhe Zhvillim, shihen si prioritare për rritjen e konkurrencës së qëndrueshme dhe produktivitetit.

.

/Monitor.al/

Etiketa: informalitetiKI

Lajme të lidhura

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke
Aktualitet

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet
Aktualitet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26
Para
Shfrytëzonin vajza shqiptare për prostitucion, 4 të arrestuar

Tentoi të digjte gruan me benzinë, 12 vjet burg për shqiptarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit për çështjen e presidentit të...

Lexo më shumë
Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com