GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Papa Francesku bekon gjerdanin e duelit mes kampionëve Fury-Usyk

në Botë, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Papa Francesku bekon gjerdanin e duelit mes kampionëve Fury-Usyk
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ne e dinim se dueli i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk po tërhiqte vëmendjen mbarë botërore.

Por nuk e dinim se kjo vëmendje po shtrihej deri në Vatikan”, u shpreh presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman.

Ai shprehet se Papa Françesku ka firmosur dhe bekuar gjerdanin e titullit që do t’i jepet fituesit të këtij dueli, që do të boksojnë më 18 maj në Riad të Arabisë Saudite.

WBC ka përgatitur një rrip të veçantë për ndeshjen Fury-Usyk, me emblemat ukrainase dhe britanike në secilin rrip.

Presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman, ia çoi gjerdanin Papës, i cili e bekoi dhe e nënshkroi.

“Papa Françesku ka një shoqatë. Mësova se kishte një program që quhej “Futbolli me vlera”. I propozova Papës të bënte “Boks me vlera”. Kështu ai pranoi dhe përqafoi menjëherë boksin”, u shpreh Sulaiman.

“Që nga ajo ditë kemi bërë shumë aktivizime dhe stërvitje dhe kemi dalë duke u përpjekur të mësojmë vlerat përmes boksit me mijëra njerëz në mbarë botën. Kemi pasur mundësinë të takojmë Papa Françesku para pandemisë dhe tani pas pandemisë”, tha më tej presidenti i WBC.

“Unë e solla gjerdanin tek ai dhe më pas e bekoi atë, ai e firmosi. Papa nënshkroi njërën anë të gjerdanit dhe tha që unë duhet të nënshkruaj nga ana tjetër, përndryshe ky luftëtar do të mendojë se unë po bëj tifo për të dhe jo për tjetrin”, zbuloi Sulaiman.

“Nuk ka një të preferuar. Ai mezi po pret 18 majin”, tha Sulaiman, që shton se boksi dhe Selia e Shenjtë janë një kombinim ndoshta i pamundur. “Papa njeh vlerat sociale që sporti mund të mishërojë. Njerëzit nxirren nga rrugët për të shkuar në palestra”, tha Sulaiman.

Etiketa: duelFuryPapa

Lajme të lidhura

Gjithçka e hapur për Dinamon dhe Egnatian në aventurën europiane, kualifikimi do të vendoset në kthim
Sport

Gjithçka e hapur për Dinamon dhe Egnatian në aventurën europiane, kualifikimi do të vendoset në kthim

08:00 - 05/08/26
Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera
Sport

Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

14:49 - 04/08/26
Para
Ulet çmimi i qumështit, blegtorët e zonës së Maliqit në vështirësi

Ulet çmimi i qumështit, blegtorët e zonës së Maliqit në vështirësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror
Aktualitet

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

09:33 - 05/08/26

Në kulmin e sezonit veror dhe në një nga periudhat me fluksin më të lartë të lëvizjeve, Autoriteti Rrugor Shqiptar...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 5 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 5 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

09:08 - 05/08/26
Shkeljet në tenderët e shëndetësisë nuk ndalen, abuzime të tjera në spitalet e Shkodrës dhe Lushnjës

Shkeljet në tenderët e shëndetësisë nuk ndalen, abuzime të tjera në spitalet e Shkodrës dhe Lushnjës

08:50 - 05/08/26
Përplasen dy automjete në aksin Korçë–Maliq, humb jetën 26-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Përplasen dy automjete në aksin Korçë–Maliq, humb jetën 26-vjeçari, plagosen dy të tjerë

08:24 - 05/08/26
Bilanc tragjik në rrugët e vendit/ Ditët e para të gushtit me viktima dhe dhjetëra të plagosur nga aksidentet

Bilanc tragjik në rrugët e vendit/ Ditët e para të gushtit me viktima dhe dhjetëra të plagosur nga aksidentet

08:15 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com