GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Celibashi aspak optimist: Progresi i Reformës Zgjedhore ka qenë zero

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Keqpërdorimi i pajisjeve elektronike nga komisionerët, Celibashi: E turpshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka folur në lidhje me zgjedhjet e vitit 2025 dhe për Reformën Zgjedhore.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai tha se progresi i Reformës Zgjedhore ka qenë zero ndaj dhe nuk është optimist në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Optimizmi duhet të jetë i moderuar kur shohim që progresi në kuadër të Reformës Zgjedhore është zero. Komisioni e mbylli misionin pa asnjë rezultat. Këto rrethana të bëjnë të jesh skeptik për suksesin e mekanizmit të ri që partitë apo Kuvendi kanë adoptuar për të zgjidhur Reformën Zgjedhore. Duket se ka një lloj veprimi por ende një rezultat. Fakti është që veç kalendarit nuk kemi ende asgjë konkrete”, tha ai.

Celibashi foli edhe në lidhje me votën e diasporës, për të cilën tha se duhet të miratohen menjëherë rregullat ose ndryshe rrezikohet dështimi i procesit. Ai i bëri thirrje Kuvendit të votohet brenda këtij sesioni.

“Kuvendi duhet të vendosë për votën e emigrantëve, të diasporës. Çdo ditë që kalon edhe nëse do të kemi një proces të realizuar në kuadrin rregullator, vihet në rrezik aplikimi dhe dështimi i procesit në këtë kuadër.

Alertimi i përsëritur shpresoj të mos e konsiderojnë si një justifikim për një dështim të mundshëm të votimit nga jashtë. Natyra e procesit kërkon që rregullat të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur ndryshe nuk do të kemi kohë të zbatojmë këtë proces. Po humbim ditë të rëndësishme.

Numri i atyre që pres të votojnë jashtë territorit nuk besoj se do të jetë rreth 1 milionë. Ndaj shoh që kohë kemi mjaftueshëm nëse nuk humbim kohë. Duhet të miratohet brenda sesionit të Kuvendit. Nëse shtyhet për në shtator do të jemi si në kushtet e zgjedhjeve të kaluara”, tha ai.

Etiketa: CelibashiReforme

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
Gazment Bardhi mbledh grupin parlamentar, ja mesazhi për deputetët

“Basha e mbrojti”, Bardhi: Do ridepozitojmë kërkesën për mandatin e Xhaçkës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26

Sot në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të...

Lexo më shumë
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com