GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot vendimi për “Sterilizimin”, a do ta falë Gjykata e Posaçme Ilir Beqajn?

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Sterilizimi/Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ketë të enjte, është planifikuar të zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit”, ku pritet vendimi për kalimin e çështjes për gjykim themeli.

Në total, nëntë persona janë marrë të pandehur. Zyrtari më i lartë nën akuzë është Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë, në kohën kur u dha koncesioni i sterilizimit, një prej më të kushtueshme të sektorit. Personat e tjerë janë ish-zëvendësi i Beqajt, Klodian Rjepaj, pronari i firmës përfituese të koncesionit nga Ministria e Shëndetësisë, Ilir Rrapaj dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertës.

Nga SPAK, për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.

“Për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet, sipas akuzës, rezulton e provuar plotësisht, se ish Ministri i Shëndetësisë, i pandehuri Ilir Beqaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, e kryer në bashkëpunim, me Klodjan Rjepajn”, tha Prokuroria e Posaçme, në njoftimin për mbylljen e hetimeve dhe depozitimin në GJKKO të dosjes hetimore bashkë me kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim themeli.

Megjithatë, gjatë gjykimit paraprak, Gjykata e Posaçme ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj akuzave të prokurorisë, duke konstatuar një lloj amnistie të prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili është nën hetim edhe për të tjera çështje të dyshuara korruptive.

A do të kthehet dosja për rihetim?

Hetimet për “Sterilizimin” kanë marrë kritika veçanërisht për rolin që i atribuon Prokuroria ish-ministrit Ilir Beqajt. Opozita ka akuzuar se Beqaj është koka e aferës dhe jo një ministër që veç ka hedhur firmën në allishverishet e përgatitur nga vartësi i tij, siç pasqyrohet në fashikujt e prokurorëve specialë Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi.

Një qëndrim jo shumë larg nga ky që vjen nga sfera politika, ka dhënë dhe gjyqtari paraprak i çështjes Erion Bani. Ky i fundit ka sugjeruar se ndaj Beqajt duhet të shtohej edhe akuza penale për veprën penale “falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, parashikuar nga neni 190, paragrafi i tretë, i Kodit Penal, që parashikon dënimin me burgim nga tre deri në 7 vjet. Po ashtu, ka vlerësuar se ndaj ish-ministrit duhet të caktohej masa e sigurimit të arrestit në burg dhe jo ajo detyrim paraqitjes, që kanë kërkuar prokurorët Kondili e Nakuçi.

Sipas gjyqtarit Bani, krijohet bindja se është pikërisht Beqaj që ka cilësinë e organizatorit të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me dashje ish-ministri Ilir Beqaj i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën prej rreth 8.6 miliardë lekësh. “Kjo është pasoja duke prezumuar që vlera e kontratës do të ishte aq sa është njoftuar fillimisht në fillim të procedurës, pasi gjatë zhvillimit të procedurës vlera e kontratës ndryshoi nga vlera totale në shumën 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) në një vlerë indikative, ku nuk dihet se sa do të jetë kosto e koncesionit në përfundim të afatit 10 vjeçar,” argumenton gjyqtari, ndërsa shton se pasojat nuk janë vetëm ekonomike, por lidhen edhe me cilësinë e shërbimit jetik sikurse është sterilizimi i sallave operatore që lidhet drejtpërdrejtë me shëndetin e pacientëve.

Hetimi ndërkohë dështon të faktojë dyshimin se paratë e përfituara nga fryrja e kostove të koncesionit shkuan në xhepat e Beqajt dhe zëvendësit të tij. Ndaj asnjë prej të pandehurve nuk është ngritur akuza e korrupsionit.

Nisur nga konstatimet e gjyqtarit paraprak mbi dosjen, e pritshme është që gjyqtari Bami ta kthejë në SPAK për plotësim të hetimeve.

Etiketa: GJKKOIlir BeqajSpakSterilizimi

Lajme të lidhura

Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)
Breaking Views

Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)

22:54 - 15/10/26
Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua
Aktualitet

Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua

21:55 - 15/10/26
Terror kundër protestuesve, Rama nxjerr në rrugë policinë sekrete (Video)
Breaking Views

Terror kundër protestuesve, Rama nxjerr në rrugë policinë sekrete (Video)

21:33 - 15/10/26
Para
“Në momentin kur besimi…”/ Osmani tregon kur do largohet nga politika

Vjosa Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi ndaj bizneseve private, protestuesja: Ata që dhunojnë nuk janë studentë, mund të ketë njerëz që paguhen për këto akte
Breaking Views

Sulmi ndaj bizneseve private, protestuesja: Ata që dhunojnë nuk janë studentë, mund të ketë njerëz që paguhen për këto akte

23:00 - 15/10/26

Në Tiranë vijon protesta e dhunshme, ndërsa përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë shënuar herë pas here. Në studion e...

Lexo më shumë
Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)

Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)

22:54 - 15/10/26
Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua

Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua

21:55 - 15/10/26
Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

21:49 - 15/10/26
Policëve u mbaron gazi, gjuajnë me gurë drejt qytetarëve në Bulevard

Policëve u mbaron gazi, gjuajnë me gurë drejt qytetarëve në Bulevard

21:39 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com