GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderat, rreth 60% e ankesave ishin për vlerësimin e ofertave nga institucionet

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderat, rreth 60% e ankesave ishin për vlerësimin e ofertave nga institucionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë vitit të shkuar, ankesat kryesore të bizneseve pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë bërë pas vlerësimit të ofertave nga autoritetet kontraktore. Raporti vjetor i KPP tregon se nga 866 (tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) ankesa të paraqitura në total, 351 prej tyre ose rreth 40.5%, janë ankesa të paraqitura për dokumentet e tenderit dhe 514 ankesa. ose rreth 59.4% e tyre, janë ankesa të paraqitura për fazën e vlerësimit të ofertave. Ajo që në fakt tregon se fusha e prokurimeve mbetet ende problematike është fakti se pjesa më e madhe e këtyre ankesave është pranuar nga ana e institucionit.

“Nga të dhënat e prezantuara, numri më i lartë i ankesave ka të bëjë me kategorinë e mallrave, ku u regjistruan 558 ankesa, vijon me kategorinë shërbime me një numër prej 231 ankesash, punë publike 74 ankesa dhe leje minerare 3 ankesa. Në këto kontrata, Komisioni ka pranuar plotësisht 54.8% të ankesave, ka refuzuar 27.6% të ankesave, ka mbyllur çështjen ose pranuar nga ana e autoritetit kontraktor në 11% të rasteve, ndërsa ka pasur tërheqje nga ankesat në 5.2% të rasteve dhe nuk ka marrë në shqyrtim 1.4% të ankesave. Ky informacion mund të shërbejë si bazë për të identifikuar fushat problematike dhe për të ndërmarrë masa përmirësuese në proceset e prokurimit publik në të ardhmen”, vlerëson KPP.

Sipas raportit KPP nënvizon se ka shqyrtuar 847 ankesa, nga të cilat për 218 ankesa i ka kërkuar autoritetit kontraktor të bëjë modifikimet e specifikuara në vendim. Gjatë vitit 2023, pas tejkalimit të afatit ligjor, KPP iu ka dërguar 78 kërkesa drejtuar autoriteteve kontraktore për zbatim – vendimi, në krahasim me 43 kërkesat në vitin 2022. Shpejtësia mesatare e zbatimit të vendimit nga autoriteti kontraktor është 8.5 ditë nga data e dërgimit të kërkesës për zbatim vendimi.

Të dhënat tregojnë se procedurat e ankimuara ku dominojnë ato për procedura unike, japin një vlerë 20 miliardë lekë nëse llogaritet totali i fondit limit. Kjo përbën 15.21% të buxhetit të prokuruar në rang kombëtar. Nga ana tjetër, lidhur me vendimmarrjet KPP ka llogaritur se i ka kursyer shtetit 342 milionë lekë pa TVSH.

Nga analiza e përgjithshme rezulton, se numri më i lartë i ankesave është paraqitur për procedurat e prokurimit në intervalet e fondeve limite, midis vlerave 1- 5 milionë lekë, e cila zë 37.4 % të totalit të ankimeve të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ndërkohë që procedurat me fond limit mbi 100 milionë lekë, zënë rreth 6.64 % të numrit të ankesave./ Monitor

Etiketa: tendera

Lajme të lidhura

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro
Breaking Views

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!
Aktualitet

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26
Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

18:37 - 02/08/26
Para
Kërcënimet e Metës ndaj SPAK, ambasadori i BE: Sulmet ndaj gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci

Kërcënimet e Metës ndaj SPAK, ambasadori i BE: Sulmet ndaj gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë
Breaking Views

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e sotme, gjatë marshimit drejt kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26
Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

19:22 - 02/08/26
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com