Një lokal në zonën e Zvërnecit në Vlorë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të enjteje.
Nga informacionet paraprake nga policia, bëhet me dije se si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.
Policia dyshon se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 09:50, në fshatin Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një lokal në pronësi të shtetasit L. R. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Discussion about this post