GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Black Eagle’ i ‘Sky ECC’, sa vite burg rrezikojnë dy shqiptarët në Belgjikë

16:29 - 18/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Black Eagle’ i ‘Sky ECC’,  sa vite burg rrezikojnë dy shqiptarët në Belgjikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Belgjikë është mbajtur séance e rradhës për një nga proceset e “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine në kuadër të dosjes “Black Eagle”.

Sipas “La Libre”, Prokurori ka kërkuar para Gjykatës Penale të Brukselit, dënimet me 20 vjet burg për Alfredo H. dhe Indrit K., në gjyqin “Black Eagle”, lidhur me trafikun e gjerë të drogës. Ai vuri në dukje se këta dy shqiptarë janë drejtues të organizatës kriminale që ngriti trafikun.

Prokurori pohoi se sekuestrimet e kokainës të kryera gjatë hetimit, të hapur në vitin 2020, përfaqësonin një shumë prej 13.42 milionë euro. Ajo kishte në shënjestër Alfredo H. si një nga burrat që drejtonte trafikun. Ai ishte në kontakt me grupet mafioze italiane të krijuara në Limburg, por edhe me drejtuesit e një organizate tjetër, edhe më të rëndësishme, me qendër në Majorka. “Ata zbatuan metoda reale moderne të biznesit. Ata bënë një ‘joint venture’ duke ndarë burimet, fuqinë punëtore, pajisjet…”, shpjegoi ajo.

Një tjetër burrë, Indrit K., është vënë në shënjestër të prokurorit federal si drejtues i këtij rrjeti të trafikut të kokainës. Ai u arrestua në janar të vitit 2020 në Spanjë me 440 kilogramë të kësaj droge.

Sipas prokurorit, të dy liderët u kanë bërë thirrje personave të tjerë që të veprojnë si “vëzhgues”. Roli i tyre ishte të monitoronin mbërritjen e anijeve në portet e Antëerpen dhe Gentit. Nuk munguan as “nxjerrësit”, të cilët udhëtonin me kanoe të fryra dhe të pajisur me pajisje zhytjeje deri te varkat ku ndodheshin kontejnerët e synuar. Me fjalë të tjera ato që përmbanin mallrat të cilat duhej të rikuperoheshin përpara kontrollit doganor.

Ata rekrutuan gjithashtu “kimistë”, ose “kuzhinierë”, shumica e të cilëve janë me kombësi kolumbiane. Detyra e tyre ishte nxjerrja e kokainës nga produktet legale të importuara dhe në të cilat droga ishte përzier me ekspertizë.

Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat si Artur S., Indrit. K., Arben I., Alfredo H. apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër ‘lojtarët’ më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës. Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri dhe të tjera detaje pritet të dalin në seancat në vijim.

 

 

Etiketa: belgjikeshqiptarë

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Bardhi thirrje SPAK: Hetoni rolin e Olsi Ramës në trafikun e drogës

“Korrupsioni ulërin”, Bardhi bën thirrje: Koha për të mbajtur përgjegjësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com