GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

BE “zgjat dorën” për pajtim me Erdogan. Turqia, partner i rëndësishëm strategjik!

në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
BE “zgjat dorën” për pajtim me Erdogan. Turqia, partner i rëndësishëm strategjik!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik, prandaj BE-ja dëshiron të negociojë përsëri me qeverinë turke lidhur me migrimin dhe lehtësimin e vizave.

Pas vitesh ngecjeje BE-ja dëshiron të ringjallë marrëdhëniet me Turqinë. Bashkimi Evropian ka interes strategjik për një mjedis të qëndrueshëm në pjesën lindore të Mesdheut dhe është i interesuar për marrëdhënie me përfitim reciprok, thuhet në deklaratën e miratuar në Bruksel nga krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së.

Megjithatë thelbësore është nëse Ankaraja do të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në këtë proces.

Scholz: Jo gjithmonë një partner i lehtë

“Turqia nuk është gjithmonë një partner i lehtë, por është një partner i rëndësishëm strategjik”, tha kancelari Olaf Scholz pas përfundimit të samitit të BE-së në Bruksel. Kjo vlen për “shumë, shumë çështje” tha Scholz. Kjo është arsyeja pse për Turqinë, vend aleat i NATO-s, nevojitet një perspektivë e orientuar drejt së ardhmes.

Gjermania sugjeroi që samiti i BE-së “ta mandatojë mjaftueshëm” Komisionin e BE-së që të zhvillojë negociata për një marrëveshje për migrimin me Turqinë dhe në këmbim të saj lehtësimin e vizave për qytetarët turq që duan të vijnë në BE. “Bashkëpunimi i mirë është në interes të të dyja palëve”, theksoi Scholz.

Bashkimi doganor

Përveç liberalizimit të vizave, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së u shprehën edhe në favor të vazhdimit të bisedimeve për modernizimin e bashkimit doganor mes BE-së dhe Turqisë.

Pas diskutimeve 27 krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën në samitin e tyre që t’i japin mandatin përkatës Komisionit të BE-së.

Komisioni i BE është gjithashtu në favor të vazhdimit të bisedimeve me Turqinë, por kohët e fundit ka theksuar se qëndrimi relativisht jokritik i Turqisë ndaj Hamasit islamik bie ndesh me qëndrimin e BE-së, që e klasifikon këtë si një organizatë terroriste./DW

Etiketa: BETurqi

Lajme të lidhura

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Aktualitet

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

08:47 - 20/05/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Bota

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë

07:56 - 30/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
Para
Hakmarrja/ Izraeli sulmon Iranin, godet një bazë ushtarake

Hakmarrja/ Izraeli sulmon Iranin, godet një bazë ushtarake

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26

Qytetarja në protestën e 125 qytetarë në Tiranë bëri thirrje drejtësisë që të arrestojë Belinda Ballukun. Gjithashtu hodhi akuza ndaj...

Lexo më shumë
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com