GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kompania e drejtorëve të Veliajt tendera me “flamuj të kuq” dhe nga OSSH

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj flirton me drejtorët hajdutë nga media e inceneratorëve

Erion Veliaj dhe drejtorët e arrestuar

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “5D”, e njohur edhe si “5 drejtorët e Erion Veliajt” ka përfituar më së paku 3.5 milionë euro pa garë në tre tendera të zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, gjatë periudhës 2020-2021. Kompania ‘5D”, e cila në atë kohë njihej me emrin “VAS Konstruksion” ka qenë konkurente e vetme në njërën prej këtyre procedurave, ndërsa në dy të tjerat janë skualifikuar të gjithë konkurentët, para se kontrata t’i dorëzohej shoqërisë që fshihet interesat e drejtorëve të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës.

Në Tetor të vitit 2020, kompania “VAS Konstruksion” është pjesë e bashkimit të operatorëve që u shpallën fitues të tenderit të zhvilluar nga OSSH me objekt “Ndërtimi i kabinave të reja dhe rikonstruksion rrjeti i Tensionit të Ulët, në Lushnje”, me fond limit 134.786.902 lekë të reja.Në këtë procedurë mori pjesë edhe një kompani tjetër, me ofertë më të ulët, por ajo u skualifikua nga gara.

Ndërsa një operator i tretë nuk paraqiti ofertë ekonomike.Dy muaj më pas, në Dhjetor 2020, “VAS Konstruksion” është fitues në tenderin “Rikonstruksion rrjeti dhe kabinash elektrike në Rrogozhinë”, me ofertë rreth 55 milionë lekë të reja.

Në këtë procedurë, mori pjesë edhe një shoqëri tjetër, e cila nuk paraqiti ofertë ekonomike dhe rrjedimisht u skualifikua.Në vijim, në Prill 2021, “VAS Konstruksion” u shpall fitues në tenderin e zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për “Rikonstruksion kabllash e kabinash në Elbasan”, me fond limit 179.626.163 lekë të reja.Në këtë procedurë, “Vas Konstruksion” ose siç njihet tashmë, “5D” ishte konkurente e vetme, pa asnjë pjesëmarrësh tjetër.Në listën e tenderave me “flamuj të kuq” të fituar nga “5D” jashtë Bashkisë së Tiranës, gjendet edhe një procedurë me fond 15 milionë lekë të reja, të zhvilluar nga Ujësjellësi i Durrësit, për “Rehabilitimin e linjës në Maminas”, Shijak. Në këtë tender morën pjesë 6 kompani, por tre prej tyre u skualifikuan, për t’i lënë vendin e fituesit shoqërisë së Mariglen Qatos e Redi Mollës.

/Syri.net/

Etiketa: 5dErion VeliajMariglen QatoRedi Molla

Lajme të lidhura

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe
Aktualitet

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës
Aktualitet

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26
“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE
Aktualitet

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26
Para
Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të Sarës dhe Bardhit

Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të Sarës dhe Bardhit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe
Aktualitet

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka kritikuar qeverinë për planet e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, në një...

Lexo më shumë
Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26
“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26
Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

13:05 - 01/08/26
Divjaka ‘shkrihet’ me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem i tradhtuar!

Divjaka ‘shkrihet’ me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem i tradhtuar!

12:54 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com