GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Marrëzia që po u merr miliona euro taksa pa të drejtë profesionistëve të lirë

16:29 - 21/04/24
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëzia që po u merr miliona euro taksa pa të drejtë profesionistëve të lirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Ekonomistët debatojnë prej shekujsh tashmë se cili është regjimi më i mirë tatimor për ekonominë dhe zhvillimin e shoqërisë. Ata në të djathtë të spektrit politik promovojnë modelin e taksave të ulëta dhe qeverive të vogla si ambientin më miqësor të rritjes ekonomike dhe progresit social. Të tjerët në të majtë mbështesin një sistem, i cili takson më shumë për të financuar shërbimet publike dhe zbutur pabarazinë natyrale që krijon tregu.

Megjithatë të gjitha krahët bien dakord në një pikë. Regjimi më i keq fiskal është ai që merr para nga xhepat e qytetarëve dhe nuk i rikthen në ekonomi. Kjo është ajo që po bën qeveria shqiptare me taksimin e profesioneve të lira.

Kur miratoi ligjin për tatimin mbi të ardhurat në fund të vitit të kaluar, qeveria qe e vetëdijshme se barra fiskale që po hidhte mbi profesionet e lira ishte e rëndë. Kjo pasi për shkak të natyrës së tyre specifike, profesionet e lira nuk kanë shpenzime. Rrjedhimisht i gjithë qarkullimi që ata faturojnë shkon si bazë e taksueshme.

Për të korrigjuar këtë anomali, në ligj u përcaktua një regjim i veçantë, i cili u jepte profesionistëve të lirë mundësinë e njohjes apriori të shpenzimeve deri në 30 për qind të xhiro. Por edhe pse neni është në ligj ai nuk po zbatohet. Dikush në ministrinë e Financave ose në administratën Tatimore ka vendosur, që profesionet e lira duhet ta paguajnë tatimin mbi xhiron e plotë dhe më pas, në mars të vitit tjetër do të kenë mundësinë të bëjnë rakordimet për të zbritur 30 për qindëshin që njeh ligji.

Por çfarë efekti financiar ka kjo marrëzi?

Supozoni një biznes, i cili për vitin 2023 ka faturuar 8 milionë lekë të ardhura dhe ka patur 700 mijë lekë shpenzime si pagë, taksë pune dhe taksa lokale. Për shkak se fitimi i këtij profesionisti të lirë vitin e kaluar ka rezultuar 7.3 milionë lekë, tatimet kanë përllogaritur se për vitin 2024 ai duhet të parapaguajë 1 milionë e 95 mijë lekë tatim mbi të ardhurat (7.3 milionë*15%).

Por si do të ndryshonin llogaritë nëse tatimet do të njihnin shpenzimet apriori siç parashikohet në ligj. Tek i njëjti biznes nga shifra e qarkullimit do të zbritej automatikisht 30 për qind ose 2.4 milionë lekë (8 milionë*30%) si shpenzime të zbritshme. Rrjedhimisht të ardhurat e taksueshme të këtij biznesi do të ishin 5.6 milionë lekë, ndërsa tatim fitimi i parapaguar për këtë vit do të rezultonte 840 mijë lekë.

Pra këtij biznesi Tatimet po i marrin padrejtësisht 255 mijë lekë taksë këtë vit duke premtuar se do ja kthejnë në mars të vitit tjetër kur të bëhen rakordimet mes tatim fitimit të parapaguar dhe atij faktik që rezulton sipas xhiros. Potencialisht sipas llogaritjeve të vet qeverisë, shuma që u merret padrejtësisht profesionistëve të lirë duke mos u njohur 30 për qindëshin e zbritshëm të xhiros siç parashikohet në ligj, mund të shkojë deri në 9 milionë euro.

Absurd më të madh nuk mund të ketë. Një qeveri fut dorën në xhepin e qytetarëve, u merr atyre para më shumë se duhet të paguajnë vetëm për t’ja kthyer mbrapsht pas një viti. Ky është shembulli klasik i politikës fiskale shkatërruese. Sepse duke u marrë para arbitrarisht qytetarëve qeveria dëmton drejtëpërdrejtë konsumin në ekonomi, pa asnjë përfitim në krahun e tjetër. Vetëm e vetëm se administrata Tatimore është e paaftë të zbatojë ligjin.

/Kapitali.al

Lajme të lidhura

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm
Aktualitet

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

13:35 - 21/03/26
Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri
Aktualitet

Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

10:09 - 21/03/26
Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë
Breaking Views

Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë

18:25 - 20/03/26
Para
Kapet me 10 kg marijuanë shqiptari në Itali – EMRI

Kapet me 10 kg marijuanë shqiptari në Itali – EMRI

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26

Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” në qytetin...

Lexo më shumë
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

14:40 - 21/03/26
Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

13:35 - 21/03/26
“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu!

13:18 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com