GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazetari italian: Engjëll Agaçi nën lupën e Antimafias

20:29 - 22/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ish-avokat i trafikantëve të drogës”, reagon Agaçi: Do padis programin televiziv italian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari italian, Giorgio Mottola, i cili kreu investgimin e publikuar nga “Rai”, përsëriti se Engjëll Agaçi është një figurë kryesore e paktit Rama-Meloni për emigrantët.

Për “Syri Tv”, ai tha kjo marrëveshje ka ardhur në një sfond të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi Agaçi ka qenë avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit.

“Nga këto investigime dolën ca aspekte që nuk i njihte askush nga ne, sepse as në Itali, kushtet se si u arrit në këtë marrëveshje kanë mbetur tërësisht konfidenciale. Sepse ne dimë që Meloni u takua me Ramën në gusht, por nuk e dimë se kush ka marrë pjesë në këto negociata. Ne na u shit sikur Shqipëria po i bënte një nder Italisë, pra na u shit përralla e bamirësit. Pastaj zbuluam se kishim të bënim me një marrëveshje që nuk zgjidh asgjë për problemin e emigracionit në Itali sepse vitin e kaluar kemi pasur një fluks prej 150 mijë emigrantësh, kurse në Shqipëri do vijnë vetëm 3 mijë të paktën për momentin.

Por është edhe më i kuptueshëm roli i Shqipërisë në këtë marrëveshje. D.m.th në ditën e marrëdhënieve mes organizatave kriminale italiane dhe shqiptare, gjithçka bëhet më e qartë. Mund të shohim edhe cili ishte roli i avokatit Agaçi në Itali, që ka qenë avokati i bosëve më të rëndësishëm në Itali, që kanë siguruar një trajtim të veçantë. Kemi zbuluar se ka pasur sinjalizime nga magjistratët dhe antimafia se si bosët e mafies italiane ekstradoheshin me lehtësi në Shqipëri, pavarësisht se në Itali kishin marrë dënime me 20 vite, kur vinin në Shqipëri shlyenin vetëm dy-tre vjet apo ndonjë muaj dhe më pas dilnin të lirë. Kështu që u habitëm kur morëm vesh që avokati i këtyre bosëve ishte Agaçi,” tha gazetari.

“Shumë herë jam përpjekur të kontaktoj Edi Ramën dhe Agaçin. Provova disa herë, por pa marrë përgjigje. Dua t’u them se Italia dhe Shqipëria në këtë ngjajnë shumë, sepse edhe në Itali kam shumë vështirësi të marr intervista për çështje me rëndësishëm për opinionin publik,” shtoi ai.

Gazetari tha se ka prova absolutisht për këto që thotë për Agaçin. Sipas tij, historia e marrëveshjes për paktin e emigrantëve mund të bëhet e rrezikshme. Madje, shtoi se ka të dhëna për të tjera kampe refugjatësh në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Thuhet se mund të ketë projekte të tjera, për të sjellë emigrantë të tjerë në zonën mes Shqipërisë dhe Kosovës, pra në gjithë këtë rajonin tuaj”, u shpreh ai.

“Ju shqiptarët duhet t’i shtroni pyetjen veten pse duhet kjo marrëveshje që në një distancë kohore mund të sjellë pasoja shumë të rënda,” tha gazetari.

Olsi Rama

Lidhur me publikimet për Olsi Ramën, si njeri i lidhur me kartelet e drogës, ai tha se i mori indicjet nga magjistratët italianë.

“Është një emër që m’u përmend që në fillim të investigimit. Disa magjistratë, që kanë punuar për vite të tëra në Shqipëri, i ishin referuar marrëdhënieve të vëllait të Edi Ramës me disa subjekte që i përkasin karteleve të drogës. Më pas në Shqipëri kam gjetur edhe konfirmim të këtyre deklaratave, por gjithmonë kam pasur ngurrim dhe frikë për të përmendur emra që kanë të bëjnë me familjen e kryeministrit Rama. Dhe më pas arrita të gjej dokumentet dhe për mendimin tim nuk ka keqkuptime, janë të qartë se tregojnë marrëdhëniet e Olsi Ramës me këto subjekte që janë dënuar për narkotrafik. Vëzhgimi që më ka shqetësuar më shumë është se emri i Olsi Ramës nuk është përmendur aspak në hetime,” tha Giorgio Mottola.

Etiketa: Ëngjëll Agaçi

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
DASH shuplakë Ramës: Qeveria ‘lundron’ në korrupsion!

Raporti i DASH nxin qeverinë: Problem korrupsioni dhe manipulimi i zgjedhjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com