GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kryeministri britanik zotohet se do kthej azilkërkuesit brenda 10-12 javësh

09:31 - 23/04/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri britanik zotohet se do kthej azilkërkuesit brenda 10-12 javësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri britanik Rishi Sunak u zotua të hënën se do të nisë kthimin e azilkërkuesve në Ruandë brenda 10 deri në 12 javësh. Ai i tha Dhomës së Lordëve, dhoma e sipërme e parlamentit, se do të zbatojë legjislacionin e ri pavarësisht kundërshtimeve.

Kryeministri Sunak tha se qeveria ka rezervuar avionë dhe staf të trajnuar për të kthyer emigrantët në Ruandë. Kjo është pjesë e përpjekjeve që ai shpreson se do të rrisin përkrahjen për partinë e tij Konservatore përpara zgjedhjeve që pritet të mbahen në fund të këtij viti.

“Nuk bëhet fjalë nëse mund të ndodhin. Këto fluturime për në Ruandë do të realizohen”, tha Kryeministri Sunak në një konferencë për shtypin.

Dhjetëra mijëra emigrantë, shumë prej të cilëve ikin nga luftërat dhe varfëria në Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, kanë arritur në Britani vitet e fundit. Ata mbërrijnë në ishull kryesisht duke kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla në udhëtime të rrezikshme të organizuara nga bandat që merren me kontrabandë njerëzish.

Ndalimi i fluksit të emigrantëve është një nga objektivat kryesorë të qeverisë konservatore, por kritikët thonë se plani për të dëbuar njerëzit në Ruandë është çnjerëzor dhe se ky shtet i Afrikës Lindore nuk është një vend i sigurt.

Zbatimi i këtij vendimi është penguar shpesh nga Dhoma e Lordëve ose dhoma e sipërme e parlamentit dhe ai mund të përballet me sfida të mëtejshme ligjore nëse miratohet. Legjislacioni do të kthehet të hënën në dhomën e ulët të parlamentit, ku ligjvënësit pritet të heqin ndryshimet e propozuara nga Dhoma e Lordëve.

Kryeministri Sunak, partia e të cilit sipas sondazheve është pas Laburistëve, tha se një pistë ajrore ishte në gatishmëri dhe se vendet ishin rezervuar për fluturime. Stafi prej pesëqind personash është trajnuar dhe tani është gati të shoqërojë emigrantët “deri në Ruandë”.

“Ne jemi gati. Aeroplanët janë gati. Këto fluturime do të kryhen pavarësisht se çfarë mund të ndodhë”, tha ai.

Sipas politikës së hartuar para dy vjetësh, çdo azilkërkues që arrin në mënyrë të jashtëligjshme në Britani do të dërgohet në Ruandë me qëllim që të pengojë kalimet përmes Kanalit të La Manshit dhe të dëmtojë planet e kontrabandistëve.

Ekipi i zotit Sunak shpreson që kjo politikë, që ishte një premtim parazgjedhor, do të rrisë përkrahjen për partinë, veçanërisht midis votuesve të pakënaqur konservatorë që duan të shohin një ulje të imigracionit.

Sondazhet thonë se Partia Konservatore e Kryeministrit britanik do të pësojë humbje të rëndë në zgjedhjet e këtij viti nga Laburistët, të cilët kanë thënë se do ta anulojnë programin për kthimin e emigrantëve, nëse fitojnë pushtetin.

Edhe nëse Kryeministri Sunak arrin të pengojë Dhomën e Lordëve të bllokojë legjislacionin, ai mund të përballet me sfida të tjera ligjore.

Organizatat bamirëse dhe grupet e të drejtave thonë se do të përpiqen të ndalojnë deportimet individuale. Sindikata që përfaqëson punonjësit e forcave kufitare është zotuar ta kundpështojë në gjyq si të paligjshëm vendimin e ri, “brenda disa ditësh” pasi azilkërkuesit e parë të njoftohen se do të kthehen në Ruandë.

Etiketa: EmigrantëRishi Sunak

Lajme të lidhura

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Para
Meritoni-Gracianos: Mos ma përmend Ilnisën, se do të përmend Argjirën!

Meritoni-Gracianos: Mos ma përmend Ilnisën, se do të përmend Argjirën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com