OKB i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe që të anuloj ligjin për të dërguar azilkërkuesit në Rwanda.
Në një deklaratë dy komisionerët e lartë të OKB-së, Filippo Grandi dhe Volker Turk, thonë se ky ligj do të ndikojë në të drejtat e emigrantëve dhe njeriut në mbarë botën. Sipas tyre çdo vend duhet të respektojë të drejtat e emigrantëve.
“Marrëveshja e Mbretërisë së Bashkuar kërkon të zhvendosë përgjegjësinë për mbrojtjen e refugjatëve, duke minuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke vendosur një precedent shqetësues global. Është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të refugjatëve dhe emigrantëve që kërkojnë mbrojtje që të gjitha largimet nga MB të kryhen pas vlerësimit të rrethanave të tyre specifike në përputhje të plotë me të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe ligjin e refugjatëve”, thonë ata.
Discussion about this post