GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua me bujë, lirohet nga qelia ‘Çipuri’ i Vlorës

13:08 - 23/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet ish-anëtari i bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lirohet nga qelia Armando Sulejmani, i njohur ndryshe me nofkën ‘Çipuri’, i cili u arrestua dy muaj më parë në Durrës, teksa ishte duke udhëtuar me një makinë me targa të vjedhura.

Pas arrestimit me bujë në Durrës, dosja e Armando Sulejmanit, i njohur me nofkën ‘Çipuri’ iu kalua për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

Por, pavarësisht faktit se institucioni i akuzës kërkoi që ‘Çipuri’ të mbahej në burg, Gjykata e Tiranës caktoi më 8 mars masën e sigurisë ‘detyrim për t’u paraqitur’ duke e lënë të lirë emrin e njohur të botës së krimit. E njëjta masë u la në fuqi dhe nga Apeli.

Arrestimi 

Sipas hetimeve: Më 21 Shkurt, rreth orës 20:30, gjate patrullimit nga shërbimet e Forcës se Posaçme “Shqiponja” në lagjen nr.15, Durrës në afërsi të universitetit është vëne re i ndaluar një automjet tip “ Mercedes- Benz” me targa AB627IE. Nga ana e shërbimit është bëre verifikimi i kësaj targe nga salla operative, ku ka rezultuar se kjo targe i përkiste një automjeti tip “Land Rover”, e cila është denoncuar e vjedhur ne Tirane. Pasi janë afruar këtij automjeti i kanë bërë shenjë drejtuesit të tij që të mos lëvizte nga mjeti, por në këto momente ai ka tentuar të largohet me shpejtësi.

Pasi ka ecur disa metra ka ndaluar për shkak se rruga ka qenë e bllokuar me një grumbull dheu ndërkohe aty janë afruar punonjësit e policisë, të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit, Armando Sulejmani, lindur dhe banues në Vlorë. Gjatë kontrollit qe i është bëre automjetit te tij tek leva e marshit është gjetur e mbështjelle në qese një kaçavidë së bashku me disa vida si ato që shërbejnë për fiksimin e targave të mjeteve, ndërsa në bagazhin e këtij mjeti janë gjetur dy targa automjetesh AB273GY .

Pasi është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit te Policisë Durrës është bërë identifikimi i mëtejshëm i targave që kishte të vendosura në automjetin e tij, ky shtetas, të cilat rezultojnë të shpaluara në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane në datën 03.11.2023 pasi ato i përkisnin një automjeti tip “Land Rover” i denoncuar i vjedhur. Ndërsa dy target AB273GY të gjetura në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në përdorim nga shtetasi Armando Sulejmani rezultojnë se ishin targat e rregullta të këtij automjeti, i cili rezulton te jete në pronësi të shtetasit L.Z.

Lirimi

Pasi e shqyrtoi çështjen, gjykata e Tiranës caktoi si masë sigurimi për personin nën hetim Armando Sulejmani atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” çdo datë 7-17 të muajit, ora 11.00.

Prokuroria e Tiranës e kundërshton këtë vendim dhe ka bërë apel në shkallën e dytë të gjyqësorit. Megjithatë, në seancë, prokurori hoqi dorë nga ankimi, ndërsa Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Armando Sulejmani dyshohet një prej emrave më të njohur të krimit në Vlorë dhe për përfshirje në krime të rënda.

Etiketa: Armando SulejmaniCipuri

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Para
Shokon Kanye West “Treshe me Michelle Obama”

Shokon Kanye West “Treshe me Michelle Obama”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com