GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Spanja liron gabimisht kreun e mafies që donte të vriste princeshën dhe kryeministrin e Holandës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spanja liron gabimisht kreun e mafies që donte të vriste princeshën dhe kryeministrin e Holandës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri famëkeq i një grupi kriminal, i cili planifikonte të vriste trashëgimtaren e fronit në Holandë dhe kryeministrin Mark Rute (o. Rutte) i ka shpëtuar burgut për shkak të një ngatërrese gjyqësore në Spanjë.

Karim Boujakriçan (Bouyakhrichan), kreu i mafies marokene, e njohur si “Mocro Maffia” në Holandë, u arrestua në Marbela të Spanjës janarin e shkuar, pasi po hetohej prej pesë vitesh për pastrimin e parave.

Pas arrestimit, autoritetet holandeze kërkuan ekstradimin e tij në Gjykatën Kombëtare të Spanjës, për t’u përballur me akuzat që lidhen me trafikun e drogës.

Gjykata Kombëtare në Madrid i dha dritën e gjelbër kërkesës, por gjykata provinciale në Malagë, e cila ka juridiksion mbi zonën ku u arrestua Boujakriçani, nuk pranoi ta ekzekutonte atë, duke argumentuar se i pandehuri duhej të përballej me akuzën e pastrimit të parave në Spanjë para se të ekstradohej diku tjetër.

Autoritetet holandeze e apeluan vendimin, duke parashtruar një kërkesë të re urgjente se kryetari i kartelit ishte një nga kriminelët më të kërkuar të Interpolit dhe se kërkohej për rolin e tij në një luftë të gjatë dhjetëvjeçare, pankontinentale të drogës, me dhjetëra të vrarë në Belgjikë, Holandë, Spanjë dhe Marok.

Rrjeti radiofonik spanjoll “Cadena SER” zbuloi të martën se megjithëse Gjykata Kombëtare e pranoi ankesën e Holandës, nuk lëshoi urdhrin për mbajtjen e Boujakriçanit në paraburgim derisa të bëhej ekstradimi.

Kur gjykata provinciale e Malagës mbajti muajin e kaluar seancën për çështjen ndaj tij për pastrim parash, gjykatësi kryesor pranoi ta lirojë shefin e bandës me kusht kundrejt garancisë 50.000 euro. Raportohet se Boujakriçani, si një miliarder me llogari bankare dhe prona në të gjithë botën, menjëherë pagoi paratë dhe u largua nga qyteti. Autoritetet nuk e kanë parë që prej asaj kohe.

Në vitin 2022, princesha holandeze Amalia u desh të largohej nga konvikti i studentëve dhe të kthehej në pallatin mbretëror, pasi policia siguroi prova që tregonin se Boujakriçani po planifikonte ta rrëmbente ose ta vriste trashëgimtaren e fronit. Sipas të përditshmes holandeze, De Telegraaf, edhe kryeministri Mark Rute ishte në listën e objektivave të mundshëm.

Etiketa: Karim BoujakriçanMark RuteSpanja

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Aksident i shumëfishtë në Rinas/ FOTO

Aksident në aksin Pogradec- Qafë-Thanë, makina përplaset me furgonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com