GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në prag të sezonit turistik, ministria vendos rregulla të reja!

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Në prag të sezonit turistik, ministria vendos rregulla të reja!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Para pak nisjes së sezonit turistik Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur rregulla të reja me qëllim kryesor përshtatjen me dinamikat e reja dhe vizionin e qeverisë për zhvillimin e turizmit në 2024-ën. Ndryshimet ligjore parashikojnë rregullimin e veprimtarisë së subjekteve të strukturave akomoduese, stacioneve të plazhit dhe operatorëve turistikë, për arritjen e një standardi më të lartë në ofrimin e shërbimeve.

Për marrjen e statusit “Investitor në një strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje në Shqipëri”, duhet që subjektet të mos jenë të certifikuar nga institucioni përgjegjës, por mjafton të plotësojnë kriteret dhe kushtet për t’u certifikuar në një moment të dytë. Të gjithë sipërmarrësit e tjerë turistikë, që ushtrojnë veprimtarinë si strukturë akomoduese dhe nuk janë pajisur me certifikatë kategorizimi si apartament, vilë ose dhomë, penalizohen me gjobë deri në 400 mijë lekë bazuar në numrin e dhomave.

Ministria përgjegjëse për turizmin, në bashkëpunim me ministrinë për arsimin, po synon të nxisë edukimin profesional në fushën e turizmit, me qëllim ruajtjen e standardeve dhe përmirësimin e shërbimit të ofruar nga sektori i turizmit. Për këtë arsye, është vendosur që të hiqet kriteri i diplomës universitare për t’u certifikuar si operator turistik, mjafton që individi të ketë përfunduar shkollën e mesme profesionale. Ndërsa për personat që punojnë në agjencitë e udhëtimit, është përcaktuar vetëm kriteri i arsimit të mesëm.

Subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e stacionit të plazhit kanë detyrimin të mirëmbajnë dhe të parandalojnë ndotjen e hapësirës së plazhit që kanë marrë në përdorim dhe të garantojnë kushtet e sigurisë së shëndetit. Ushtrimi i veprimtarisë si stacion plazhi jashtë sipërfaqes së përcaktuar në kontratë, penalizohet me 150 000 lekë gjobë dhe ndotja e hapësirës së stacionit të plazhit me 200 000 lekë.

Shqipëria priti rreth 10.1 milionë vizitorë të huaj gjatë viti të shkuar, ndërsa objektivat e qeverisë për këtë vit janë për rreth 14 milionë turistë duke pasur në fokus zhvillimin e turizmit elitar. Vetëm për tre muajt e parë të vitit 2024, shifrat flasin për 1,7 milionë turistë, ose 60% më shumë flukse hyrëse krahasuar me tremujorin e një viti më parë./ scan

Etiketa: Turizem

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Para
Familjet shqiptare nuk fitojnë gjatë vitit as aq sa kushtojnë brekushet e Edi Ramës

Fytyra e burrështetasve hajdut e shpërfaq pafytyrësinë e elitave shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com