GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra e Lushnjes, GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyhet seanca për Leart Haxhiun, zbulohet arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Laert Haxhiu, kundërshtar i ish-kreut të bandës së Lushnjës rrezikon të mbyllet përjetësisht në qeli. Në procesin që po mbahet në mungesë të tij në Gjykatën e Posaçme, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për dënimin me burgim të përjetshëm të Haxhiut, nën akuzë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku mbetën të vrarë 2 persona.

Masakra e Lushnjes

Zamir Latifi, mik i nipit të Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxha u qëlluan me automatik në një lokal në qendër të Lushnjes, ndërsa pronari i lokalit dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht. Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Atentati e pati zanafillën në 25 shtator të vitit 2016, kohë kur u tentua të vritej, nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, ngjarje për të cilën Laert Haxhiu ishte i shpallur në kërkim, i dënuar me 18 vite burg në mungesë. Pikërisht gjatë kohës që i fshihej drejtësisë, Haxhiu vrau 2 persona.

Arrestimi në Greqi

6 vite pas masakrës, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi, në maj të 2023-shit. Gjykata e Apelit në Janinë i ka hapur rrugë ekstradimit të tij në Shqipëri, por 31-vjeçari lushnjar ka ende edhe një mundësi të fundit në shtetit grek për të kundërshtuar vendimin e ekstradimit në Gjykatën e Lartë.

Dy vjet pas “masakrës së Lushnjës” ndodhën edhe dy ekzekutime të tjera. Njëri dyshohet se lidhet me Laert Haxiun. Besnik Hida, daja i 23-vjeçarit Zamir Latifi i cili kërkonte të bënte drejtësi për atentatin ndaj nipit të vrarë nga Haxhiu u vra në një atentat mafioz në 2019-ën.

Dëshmia e të penduarit

Laert Haxhiu u fundos pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi. Mes rrëfimit ishte dhe planifikimi i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë, përfshirë prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe atë të Lushnjës, Merita Selimi, për të cilat me urgjencë të madhe u mor vendimi për mbrojtjen e tyre. Për krimet për të cilat ka rrëfyer Artan Tafani, vijon gjykimi.

Lufta mes bandave të Lushnjës ka nisur herët, pasi njerëz të Aldo Bares i dogjën shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, duke pasuar një seri vrasjesh.

Etiketa: BurgGJKKOKryesore1laert haxhiu

Lajme të lidhura

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve
Aktualitet

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Pluhuri i Saharasë pushton Athinën

Pluhuri i Saharasë pushton Athinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve
Aktualitet

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në vendin e quajtur "Poligoni", mbi repartin ushtarak në Gërhot, Gjirokastër....

Lexo më shumë
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com