Dhjetëra familje të lagjes së vjetër 100 vjeçare e lagjes “1 Maji” në Vlorë, kanë dalë në qiell të hapur pikërisht sepse aty do të kalojë gjurma e rrugës që lidh rrugën Transballkanike me portin e Vlorës.
Familjet janë në qiell të hapur sepse qeveria u ka alookuar një çmim qesharak për banesat e tyre, me aq para thonë banorët nuk mund të blihet një dhomë dhe një banjo e jo më shtëpi në Vlorë, ku çmimet e shtëpive kanë shkuar nga 1500 euro deri në 2000 euro metri.
Emisioni “Fol” në MCN u ndal me banorët e kësaj zone, të cilët thanë se qeveria ua vlerëson 520 mijë lekë metri katrorë, ndërkohë që çmimi i shtëpive në themel është 2 mijë euro.
Më mirë të na japin shtëpi sesa lekë. Nuk kemi lekë për gjyqe. Që të hapësh gjyqe do edhe lekë. Bashkia ka ndërtesa plot, të na strehojë.
Këtu ndërtohen pallate, le të na strehojë në to. Dua të vdes në truallin tim. Çfarë mund të bësh me 25-30 mijë euro. Çmimi më i lirë në Vlorë 1100 euro metri.
Më kanë rrëzuar gjysmën e shtëpisë. Në gjysmën tjetër jetojmë me frikë. Shteti na ka vjedhur certifikatat.
Janë futur emra që nuk janë të lagjes. Asnjë lekë për shtëpinë që kam. Tjetri me truallin tim bën pallat.
Një tjetër banor akuzon se transparenca e bashkisë zero dhe se nuk kanë parë projekt me sy.
Sipas tij, kanë kaluar katër vjet dhe nuk kanë parë asnjë projekt, duke hedhur dyshime se po ndodh diçka korruptive.
Rruga po bëhet në funksion të privatëve për resorte. Porti i Vlorës po shkatërrohet. Shpronësimi po bëhet tre herë më i ulët se tregu.
Çmimet e banesave rriten çdo 6 muaj. Një apartament në Vlorë shkon 150 mijë euro.
I bëjmë thirrje kryeministrit Rama të anulojë VKM e para katër viteve. Kërkojmë dëmshpërblim real!
Bashkia na premtoi, por nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. SPAK-u të hetojë çfarë po ndodh këtu. I lutemi Edi Ramës të na takojë.
Po bëjnë një rrugë me gjerësi 120 metra. Rruga për interes të ndërtuesit të resorteve. Rama na ka vënë shkelmin në grykë.
Do ndërtohen 700- 800 apartamente. Pse të mos kompensohem, jemi banorë 100 vjeçarë. Banesat janë ndërtuar në 1917 nga Italia.
Babanë tim e strehuan se punonte në port. Kadastra nuk i njeh objektet, vetëm truallin. Qëllimisht nuk na jepet certifikata!
Për 100 metra truall më japin 680 mijë lekë. Shteti është inekzistent, vjen vetëm për të prishur. Ne si banorë do lëmë kockat këtu.
35 vjet më parë ndërtova shtëpi. Kam paguar tre fatura legalizimi. Shtëpia ime nuk figuron në hartë. Kam rritur dy jetim.
Banesën e ndërtova me vendim këshilli. Kadastra nuk ma njeh, ke mbivendosje. Nuk më njihet fare shtëpia. Shtëpia u dëmtua gjatë ndërtimit të rrugës. Edi Rama ka ardhur vetëm një herë. Na tha kush s’ka letra do marrë 3 vite bonus qiraje.
“Unë jam banor këtu prej vitit 1970. Jemi të pakënaqur si po na trajton shteti”, tha një tjetër banor, duke shtuar se kryeministri Edi Rama tha se hipoteka e Vlorës ua ka nxirë.
Sot hipoteka po na nxin edhe më shumë. Hipoteka Vlorë nuk të përfill. Njëri të njeh truallin e tjetri s’njeh ndërtesën. Çmimet e dëmshpërblimit qesharake.
Ministria sjell shkresën, nuk njeh truallin. Nëpunësit e hipotekës janë të paaftë. Dy vendime gjykate nuk i marrin për bazë.
68 euro metri i truallit, aq ta vlerëson shteti. 112 vite shtet nuk bëjnë dot 10 shtëpi. Bashkia të shtojë dy kate e të na strehojë.
Nuk e bëjnë se janë të gjithë për burg. Çdo gjë këtu është blerë. Kam marrë avokat! ZRPP-ja të gënjen dhe mashtron.
Na erdhi një ndërtues premtoi shumë dhe na gënjeu. Këtu ka korrupsion. Nga 120 metra hipoteka më nxori 25.
Në hipotekë u rrinë gatitu ndërtuesve. Jemi 56 familje që prekemi. Kemi mbetur më të varfrit këtu. Shteti na prishi shtëpinë, të na japë shtëpi.
Me tre fëmijët jam jashtë. Po jetojmë me qira. Ku dalin paratë që jep bashkia. Bashkia ka shtëpi në Transballkanike.
I kam refuzuar lekët, dua shtëpi. Kemi tre vite, na xhirojnë. Më kanë përgjysmuar truallin.
Hipoteka e korruptuar nuk lëshon certifikatë. Kjo është tallje nga ana e shtetit. Edhe ato lekë nuk do i japin në fund.
I kam hedhur shtëpisë 17 mijë euro. Ua kam thënë, dua çmim tregu. Ky ngjitur e ka metrin 3 mijë euro.
Jetoj në këtë lagje prej 1968. Unë nuk figuroj fare në listën e qeverisë. Ma prishën kuzhinën pa prezencën time.
Më vranë kafshën, mund të kishte njerëz. Armiku ynë është qeveria. Kur të ma prishin shtëpinë nuk di çdo bëj.
Kemi trokitur në çdo derë, më kot. Jam i pakënaqur me Edi Ramën. Vijnë e bëjnë luftë me 10 familje të varfra.
/MCN/
Discussion about this post