GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Trafikant i Xibrakës”, SPAK nuk pranon kallëzimin e vëllait të kryeministrit

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Olsi trafikant i Xibrakës”, Edi Rama refuzon interpelancën në Kuvend

Edi dhe Olsi Rama

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit për kallëzim të rremë. Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, më datë 17 Prill, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama.

Arsyetimi i prokurorit ka qenë se Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim, dhe në rast se nuk ka një të tillë, nuk është targetin e SPAK hetimi.

Sipas denoncimit publik të Bardhit të mbështetur në hetimet e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjeç, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM. Sipas të dhënave të TIMS, dënoncoi Bardi, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, së bashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale.

Denoncimi

Më 28 Mars, Bardhin denoncoi nga selia blu se Olsi Rama është trafikant i dosjes së kokainës “Xibraka”, por i ka shpëtuar drejtësisë për shkak të favorizimit nga policia dhe prokuroria e kohës.

Ai zbuloi dokumente të sistemit TIMS, që siç u shpreh, tregojnë se Olsi Rama dhe drejtuesit e grupit kriminal të kokainës kanë përdorur të njëjtin automjet, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014. Bardhi tha se një procedim penal i ri nisi si derivat i dosjes së Xibrakës që kishte në qendër një person të pa identifikuar “i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta” i cili sipas hetuesve, dyshohej se ishte pjesëtar i grupit që u godit nga autoritetet vendase pas sinjalizimeve nga homologët gjermanë. Ky person, deklaroi demokrati, është pikërisht Olsi Rama.

Të njëjta akuza hodhi në një emision televiziv gjatë mbrëmjes, ndërsa një ditë më pas njoftoi se dorëzoi dokumentet e publikuara në SPAK. Prokurorisë së Posaçme i kërkoi publikisht të nisë hetimet për vëllain e kryeministrit, si dhe të verifikojë veprimet e prokurorëve të dosjes dhe policisë së kohës.

Padia nga Olsi Rama dhe reagimi i kryeministrit

Në një reagim publik, Olsi Rama mohoi akuzat dhe u shpreh se po goditet vetëm se i vëllai mban postin e kreut të qeverisë. Një ditë më parë, kallëzoi Bardhin për kallëzim të rremë.

Për çështjen, foli një ditë më parë dhe kreu i qeverisë Edi Rama në një intervistë televizive. I pyetur, “si ka mundësi që nuk reaguar kur përmendet një pjesëtar i familjes suaj”, Rama u përgjigj se “unë nuk reagoj për çështje personale”.

“Unë nuk kam reaguar për çështjen e tim vëllai as këtu në Shqipëri. Im vëlla është 55 vjeç. Ka të gjithë kapacitetin e tij dhe detyrimin të përballet si gjithë të tjerët. Kështu që ajo është një çështje që i takon këtu tani drejtësisë. I takon SPAK, Gjykatës Speciale. Të vendosin kush është fajtori në këtë”, shtoi ai.

Rama ka refuzuar dhe një interpelancë për çështjen.

Në një postim në rrjetin sociale “X”, Rama i etiketoi akuzat “fabrikime” dhe “fantazi”. Kreu i qeverisë u shpreh se Bardhi duhet të presë fjalën e SPAK, ndërsa shtoi se “nuk jemi përpara asnjë urgjence të posaçme”.

Rregullorja e Kuvendit thotë shprehimisht se, citoj, “interpelanca është kërkesa me shkrim, që i drejtohet kryeministrit, zv.kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar mbi motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me aspekte te rendesishme te…

— Edi Rama (@ediramaal) April 3, 2024

Etiketa: Kryesore1Olsi RamaSpak

Lajme të lidhura

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit
Aktualitet

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Aktualitet

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Para
Macron: “Europa rrezikon të vdesë! SHBA nuk na shpëton!

Macron: "Europa rrezikon të vdesë! SHBA nuk na shpëton!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26

Vijojnë aksidentet rrugore në Durrës. Një 28-vjeçar që udhëtonte me motor është përplasur me një automjet të drejtuar nga dy...

Lexo më shumë
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com