GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pse në 2023 u falsifikuan më pak para?

14:56 - 25/04/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse në 2023 u falsifikuan më pak para?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2023 janë sekuestruar 195 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 343 copëve në vitin 2022, si dhe 71 copë monedha metalike. Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara ka arritur nivelin e 1.3 copë kartëmonedha për 1 milion në qarkullim, nga 2.2 në vitin 2022, duke konstatuar kështu një ulje të ndjeshme të këtij treguesi. Theksojmë se ky koeficient arriti kulmin gjatë vitit 2020 që përkon me vitin e pandemisë globale.

Arsyet e reduktimit të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara lidhen me rritjen e cilësisë dhe elementëve të sigurisë të aplikuara në kartëmonedhat e serisë së re që u emetuan në fund të vitit 2023. Edhe të dhënat e institucionit të “Bankës së Shqipërisë” konfirmojnë se 78% e monedhave të falsifikuara i përkasin serisë së vjetër pasi nga këndvështrimi teknik i fenomenit të falsifikimit të kartëmonedhave kombëtare, ato janë riprodhime të thjeshta me pajisje digjitale komerciale, pothuajse vetëm me teknikën ink-jet me ngjyra, të shoqëruara me aplikim të teknikave artizanale dhe teknologjike për imitimin e elementeve të sigurisë. Ndërkohë, elementët e sigurisë të lexueshme prej pajisjeve autentifikuese të cilat janë të aplikuara në monedhat aktuale në qarkullim nuk ndeshen në asnjë rast të imituara.

Fakti që kemi më pak kartëmonedha të falsifikuara në treg mund të lidhet edhe me uljen e përdorimit të cash-it dhe rritjes së pagesave elektronike. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë” gjithsej në vendin tonë gjatë vitit 2023 ishin 19.184 terminale POS ose 18.2% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, duke shënuar kështu edhe një numër rekord të instrumentave elektronikë për pranimin e pagesave me kartë. Gjithashtu, rritja e këtyre pagesave lidhet edhe me fluksin e turistëve të cilët kanë shfaqur një kërkesë të shtuar për pranimin e pagesave në formë elektronike.

Gjatë vitit 2023 ka vijuar prirja rritëse e pagesave në formë elektronike, ndërsa pagesat në formën e letrës kanë ruajtur pothuajse të njëjtat vlera. Rreth 89% e numrit të pagesave të kryera si nga bankat, ashtu edhe nga jobankat, ka qenë në formë elektronike. Krahasuar me një vit më parë, numri i këtyre pagesave është rritur me 25.5%, ndërsa vlera e tyre është rritur me 27.1%.

Zhvillimet e pagesave elektronike kanë kontribuuar në përmbushjen e objektivave sasiorë të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël, duke arritur një nivel përdorimi prej 21 pagesash elektronike për frymë për vitin 2023, nga 10 që është objektivi i Strategjisë për vitin.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar se cilat kartëmonedha ishin më të prirura për t’u falsifikuar. Sa i përket shpërndarjes strukturore të kartëmonedhave të falsifikuara, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1,000 Lekë dhe 5,000 Lekë, të ndjekura nga prerja 2,000 Lekë dhe 500 Lekë. Ndërkohë që  monedha metalike prerje 50 lekë vijon të falsifikohet në sasi të ulët dhe të papërfillshme.

Etiketa: Falsifikimi i Lekut

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Rrjeti i gazetarëve të Sigurt për Ramën: Zgjodhi arrogancën, hera e dytë që vepron kështu

Analiza/ Komisioni i Dezinformimit, vigjilencë apo kërcënim për lirinë e medias?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com