GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me ujërat e zeza/ Drejtori i Ballukut, kontratë 80 MLN lekë me Sait Dollapin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Korrupsion me ujërat e zeza/ Drejtori i Ballukut, kontratë 80 MLN lekë me Sait Dollapin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sistemi i amortizuar i kanalizimeve në disa qytete të vendit bën që, ujërat të shpërthejnë shpesh nga pusetat dhe të dalin mbi rrugë. Këtë problematikë e ka edhe Saranda, sidomos gjatë verës kur ky qytet bregdetar është i mbipopulluar nga turistët. Shpesh ata ankohen për erën e keqe dhe daljen e ujërave të zeza mbi rrugë ose pranë zonave të banimit.

Administratori i Ujësjellësit, Armando Goxharaj, që varet drejtpërsëdrejti nga ministrja Belinda Balluku dhe nga kryetari i bashkisë Oltion Çaçi, duket sikur e ka në agjendën e tij këtë punë. Por ai është i interesuar për një arsye tjetër: për t’i dhënë një dorë lekësh kompanisë së biznesmenit Sait Dollapi.

Tenderi

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Pastrimi i Kolektorëve të Ujërave të Ndotura në Sarandë dhe Ksamil’ me vlerë 80 milionë lekë me TVSH. Ky tender është “markë” e shpikur nga Erion Veliaj në bashkinë e Tiranës, më pas shembullin e tij e ndoqi Emiriana Sako e Durrësit dhe tashmë shohim që Sait Dollapi ia paska zënë kokën me derë edhe Belinda Ballukut.

Nuk ka arsye që merret një kompani private për të pastruar kolektorin. Qytetarët paguajnë tarifën e largimit të këtyre ujërave tek Shoqëria e ujësjellë kanalizimeve dhe kjo i ka mjetet e duhura për ta bërë këtë punë (autobot me pompë për thithjen e llumrave). Edhe nëse iu duhen më shumë mjete, më lirë kushton një tender për blerje autoboti, se sa t’i japin fondin një kompanie private. Për këtë tender, me siguri administratori Ujësjellësit do të shpjegohet para KLSH, kur të bëhet kontrolli.

Duke bërë të tendera të tillë me paratë e qytetarëve, administratori e ka çuar drejt falimentit shoqërinë e ujësjellësit Sarandë. Në grafikun më poshtë tregohet se si është zhytur shoqëria me humbje, të cilat janë regjistruar në bilancin vjetor të depozituar në QKB.

Ndërkohë, në dokumentet që disponojmë shohim se gara për këtë prokurim është hapur nga UK Sarandë më datë  20 mars 2024 dhe është mbyllur më datë 2 prill 2024. Tenderi në këtë rast shërben vetëm si fasadë, pasi fituesi dihet. Gjatë kësaj kohe janë dorëzuar në sistemin elektronik 2 oferta nga firmat “ONYX” Shpk dhe “JODY-KOMPANY” shpk, ku kjo e fundit kishte edhe ofertën më të lirë, por është përjashtuar nga gara me argumentin se nuk ka përmbushur kriteret, pas specifikuar secilin prej tyre.

Në këtë mënyrë, më datë 2 prill 2024, kur është mbajtur tenderi ishte në sistem e vlefshme vetëm oferta e firmës “ONYX” Shpk me vlerë 79 milionë lekë, sa 99% e fondit limit.

Pranimi i ofertës më të shtrenjtë shkel një rregull të prokurimeve, por kulmi është që “ONYX” Shpk e përfitoi kontratën pa garë, pasi nuk kishte asnjë konkurrent përballë. Për këto dy shkelje të rëndësishme, Open Data Albania e ka vlerësuar me “Flamur të kuq” këtë tender. Ky është alarmi për riskun e korrupsionit me fondin e bashkisë.

Për Dollapin fitimi i tenderëve për “hapjen e pusetave” është kthyer në një biznes “win win” me kryebashkiakët në Tiranë dhe Durrës, kur në të vërtetë hapen kasafortat këtyre bashkive. Vetëm në vitin që lamë pas, Veliaj i ka dhënë 265 milionë lekë Dollapit përmes dy tenderëve për “pastrimin” e pusetave.  Në të njëjtën kohë, Veliaj më 18 korrik 2023 hapte tenderin e radhës 500 milionë lekë për kapakë pusetash.

Dollapi çdo vit përlan tenderë edhe nga Bashkia Durrës, kur i fundit ka qenë më datë 8 gusht 2023 dhe kryetarja Sako i ka dhënë rreth 300 milionë lekë për tenderin me objekt “Pastrimin e kolektorëve të ujërave të ndotura të Durrësit”. Paratë janë dhënë pa asnjë rezultat! Se si funksionojnë kanalizimet në Tiranë dhe Durrës, këtë e dinë shumë mirë qytetarët!

Korrupsioni nuk njeh ngjyrë

Kaq shumë tenderë sa po merr Dollapi nga Rilindja, edhe pse është i djathtë, duket sikur është porosi nga lart. Në fakt, këtë kërkon Erion Veliaj që të mendojë publiku dhe ta politizojë disi korrupsionin me “pastrimin e pusetave”.

Sait Dollapi në vitin 2019 dha dorëheqjen si sekretar i PD-së dhe menjëherë filloi biznesin me tenderët ku shpesh favorizohet për të marrë tenderë pa garë. Fillimisht Dollapi mori disa tenderë rresht nga UKT, më pas vazhduan kontratat me Bashkinë Durrës dhe tashmë po i serviren në pjatë edhe tenderët nga ujësjellësit në bashkitë e tjera.

Për vite me radhë, Dollapi ka qenë në postet drejtuese të PD-së. Përgjatë tetë viteve të qeverisë së djathtë, si një prej njerëzve më të besuar të Sali Berishës, Dollapi mbajti tre pozicione kyçe, atë të drejtorit të përgjithshëm të KESH, të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë dhe pas largimit të çekëve, edhe pozicionin e administratorit të përgjithshëm të CEZ.

Dollapi është përfolur në kohën që drejtoi CEZ në 2013, për transferimin në drejtim të paditur të mbi 12 milionë euro të mbledhura nga DIA. Bashkë me dokumentacionin e CEZ, Dollapi kur iku mori dhe komunikimin zyrtar e transferimet që kishte regjistruar kompania DIA e Ismailajt, prapa të cilës ishte Ilir Meta. Këto para ishin borxhi i mbledhur i kompanisë çeke që kishte privatizuar shpërndarjen e energjisë elektrike. Kjo ishte indicia e parë mbi të cilin ka nisur hetimi nga Prokuroria në atë kohë dhe tashmë është rihapur për lidhjet me ish-presidentin Meta.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimBallukuOltion Çaçitenderujejslles kanalizime

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Investigimi i “RAI 3”, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Investigimi i “RAI 3”, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës
Aktualitet

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26

Kryetarja e Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me deklaratën e arkitektëve, urbanistëve për zhvillimin...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Gusht 2026

10:43 - 22/08/26
Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

10:39 - 22/08/26
Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com