GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisioni hetimor/ PS miratoi planin pasi u mbyll mbledhja, opozita: Uzurpim i dhunshëm

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni hetimor/ PS miratoi planin pasi u mbyll mbledhja, opozita: Uzurpim i dhunshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Kontratat në Shëndetësi, kanë reaguar pasi mazhoranca pa konsensus miratoi planin e punës dhe kërkesat për informacion.

Në reagim ata shprehen se “vijimi i mbledhjes së komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi është një veprim i paligjshëm. Ky është një uzurpim i dhunshëm dhe një shkelje arrogante e ligjit për komisionet hetimore e padëgjuar në 33 vite të Kuvendit të Shqipërisë!”.

Reagimi:

Vijimi i mbledhjes së komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi është nje veprim i paligjshëm! Ky eshte një uzurpim i dhunshëm dhe një shkelje arrogante e ligjit për komisionet hetimore e padegjuar në 33 vite të Kuvendit të Shqiperise!

Kryetarja e Komisionit, znj. Albana Vokshi, në zbatim të Rregullores së Kuvendit e mbylli mbledhjen, e detyruar pas bojkotit te hapur dhe publik të deputetëve të PS me skenarin e tyre të paramenduar për të bllokuar me çdo kusht miratimin e kërkesave për informacion pra bllokimin e hetimit të aferës së Koncesioneve të Sterilizimit dhe Check-up.

Mbledhja e vazhduar nga PS, pas mbylljes së saj nga Kryetarja e Komisionit, është  e paligjshme, është një vetgjyqësi politike mafioze dhe vendimet e saj janë të pavlefshme pra nul.

Edhe plani hetimor i njëanshëm i votuar nga kjo vetëgjyqësi politike është i paligjshëm dhe me zero vlere ligjore.

Akti i sotëm rikonfirmon mungesën e plotë të vullnetit të Edi Ramës për të lejuar hetimin nga parlamentit të dy prej akteve më të rënda korruptive të qeverisjes së tij si dhe mbrojtjes politike që ai dhe deputetët në mënyrë të verbër i japin korrupsionit dhe grabitjes shtetërore më të pashembullt të pluralizmit.

Opozita me konseguencë dhe vendosmëri të palëkundur do të bëjë transparencë të plotë dhe deri në fund për këto afera korruptive, për të cilat as SPAK nuk ka guximin të thotë të vërtetën. Se 200 milionë euro aferë janë firmosur me dijeninë dhe vullnetin e Edi Ramës!

Çdo shkelje ligji do të denoncohet deri në një për të evidentuar para cdo shqiptari inkriminimin dhe aleancën kriminale rilindase Qeveri Kuvend në mbrojtjen e korrupsionit.

Lexo edhe:

Çudira parlamentare/ Pas mbylljes së mbledhjes, socialistët miratojnë planin e hetimit për komisionin e koncesioneve në Shëndetësi

Etiketa: KomisionKryesore1Opozita

Lajme të lidhura

Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli i revoltuar: Çështja në arbitrazh, taksapaguesit do paguajnë faturën
Aktualitet

Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli i revoltuar: Çështja në arbitrazh, taksapaguesit do paguajnë faturën

10:10 - 05/08/26
“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit
Breaking Views

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Para
Për herë të parë në historinë e Serie A, Federata merr vendimin surprizë për Inter-Torino

Për herë të parë në historinë e Serie A, Federata merr vendimin surprizë për Inter-Torino

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli i revoltuar: Çështja në arbitrazh, taksapaguesit do paguajnë faturën
Aktualitet

Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli i revoltuar: Çështja në arbitrazh, taksapaguesit do paguajnë faturën

10:10 - 05/08/26

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmeve se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës...

Lexo më shumë
Salah te Trabzonspori do numrin 10 të Ernest Muçit

Salah te Trabzonspori do numrin 10 të Ernest Muçit

09:57 - 05/08/26
ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

09:33 - 05/08/26
Këmbimi valutor 5 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 5 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

09:08 - 05/08/26
Shkeljet në tenderët e shëndetësisë nuk ndalen, abuzime të tjera në spitalet e Shkodrës dhe Lushnjës

Shkeljet në tenderët e shëndetësisë nuk ndalen, abuzime të tjera në spitalet e Shkodrës dhe Lushnjës

08:50 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com