GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përkeqësohet shëndeti i mbretit Charles, nisin përgatitjet për funeralin mbretëror

14:55 - 26/04/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përkeqësohet shëndeti i mbretit Charles, nisin përgatitjet për funeralin mbretëror
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjendja shëndetësore e mbretit Charles po përkeqësohet gradualisht, kanë deklaruar mediat e huaja.

Kjo gjë ka bërë që zyrtarët e Pallatit Buckingham të mbajnë një plan të përditësuar rregullisht për funeralin e tij të ardhshëm, përgatitjet për të cilat ata filluan një ditë pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.

Kanë qenë burime për median American Daily Beaste ku raportojnë se gjendja e monarkut 75-vjeçar nuk është aspak e mirë.

Mbreti Charles ka kohë që është larguar nga sytë e publikut dhe sidomos pas njoftimit të tij se vuan nga kanceri në shkurt, ai zgjedh të mos dalë publikisht, mesa duket për të fshehur gjendjen e rëndë shëndetësore. “Sigurisht që ai është i vendosur ta mposht kanceritn dhe të gjithë e kanë mbështetur. Të gjithë mbeten optimistë, por ai është vërtet i sëmurë. Më shumë sesa mendoni”, tha një burim për Daily Beast si një mik i vjetër i familjes mbretërore.

Mbreti Charles nuk ka treguar kurrë se nga çfarë kanceri vuan, por pranoi se nuk ishte kanceri i prostatës, i cili është një nga format më të shërueshme të sëmundjes. Pallati ka qenë i rezervuar për informacionet në lidhje me shëndetin e monarkut, por ekspertët dhe komentuesit politikë që kanë folur publikisht, thonë se mbreti “po i përgjigjet shumë mirë” trajtimit.

Por në të njëjtën kohë, siç raportohet nga rrjeti amerikan, ndihmësit e mbretit Charles shqyrtojnë rregullisht kopjet e një dokumenti prej disa qindra faqesh që përshkruan planet e tij të funeralit mbretëror, i cili quhej “Operacioni Menai Bridge”.

Dokumentet shumë të detajuara u krijuan një ditë pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth më 8 shtator 2022. Zyrtarët britanikë konfirmuan për Daily Beast se “Operacioni Menai Bridge” përditësohet rregullisht, por theksuan se ky është një formalitet. Të gjithë anëtarët e familjes mbretërore kanë plane të përditësuara për funeralet e tyre të kategorizuara sipas kodeve të bazuara në urë. Për shembull, plani për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth quhej Operacioni London Bridge.

Plani i vdekjes së mbretit Charles është emëruar pas urës së varur që lidh ishullin Anglesey me Uellsin kontinental.

“Sigurisht që ata po shikojnë çdo aspekt të operacionit të Urës së Menait. Funerali i Mbretëreshës shkoi shumë mirë.. Nuk është një gjë emocionale. Është një punë, e cila merret shumë seriozisht”, tha një zyrtar i lartë i përfshirë në planifikimin e funeralit mbretëror.

Etiketa: mbreti charles

Lajme të lidhura

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane
Botë

Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane

19:35 - 03/02/26
Para
Analiza e BIRN: Qeveria shton rrogëtarët dhe koston në kurriz të taksapaguesve

Burri i ministres godet me thikë zyrtarin se nuk jepte dorëheqjen, drejtësia i mbyll dosjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik
Aktualitet

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26

Pasi protestuan për 3 ditë në Rrjoll të Velipojës, banorët janë paraqitur sërish në dyert e SPAK, duke kërkuar ndalimin...

Lexo më shumë
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26
Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

10:04 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com