GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë fshihet? Pse opozita e ndërpreu papritur protestën për dorëheqjen e Veliajt?

13:57 - 26/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë fshihet? Pse opozita e ndërpreu papritur protestën për dorëheqjen e Veliajt?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita ka ndërprerë në mënyrë të papritur protestën para Bashkisë së Tiranës, para orarit fillestar të lajmëruar për përfundimin e saj.

Këtë të premte, ashtu siç ishte planifikuar, në 11:00 nisi protesta e katërt para Bashkisë së Tiranës pas arrestimeve të drejtorëve të Erion Veliajt, për procedimin penal të njohur si “5D”.

Ajo që doli jashtë parashikimeve ishte kohëzgjatja. Ardiana Kalaja, përfaqësuese e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (që ka depozituar në polici kërkesën për mbajtjen e protestës – siç konfirmoi vetë DVPT), njëkohësisht pjesë e Partisë Demokratike, në nisje të tubimit të sotëm, theksoi se për protestën ishte marrë leje deri në 20:00, por që me gjasë mund të zgjaste edhe pas këtij orari.

Tonet entuziaste për një ‘protestë të zjarrtë’ u konfirmuan edhe nga anëtarë të tjerë të opozitës gjatë fjalimeve të mbajtura nga mikrofoni i tubimit. Për madhështinë e protestës që pritej këtë të premte, ka folur edhe lideri i opozitës Sali Berisha, gjatë ligjërimeve të mbajtura në tubimet poshtë banesës së tij, përgjatë kësaj jave.

“Priti o hajdut qytetarët e zemëruar, të revoltuar. Me ty e kanë. Më shumë veta, më shumë mosbindje civile më shumë të zemëruar, të revoltuar, më të gatshëm për të shkallmuar të keqen nga Shqipëria, dhe për të shpëtuar Tiranën dhe Shqipërinë”, tha Berisha të premten.

“Erion … të jap fjalën e nderit, se edhe në Hënë po shkove, do të kapim dhe do të çojmë atje ku e meriton”, u shpreh kryedemokrati të enjten.

Të Mërkurën, hodhi akuza ndaj SPAK se po amniston Veliajn në procedimin penal për çështjen “5D”.

“Të premten, Erion Veliaj jep dorëheqjen, sepse gjyqin do ta bëjmë në sheshin Skënderbej”, do të shprehej Berisha më herët gjatë fillimjavës.

Pavarësisht deklaratave politike mbushur me pathos, ajo që ndodhi këtë premte ishte shumë larg pritshmërive që vetë opozita kishte krijuar. Qytetarët që u thirrën në tubim nga opozita u gënjyen, teksa në fillim në saj u tha se protesta do të zgjaste të paktën deri në 20:00. Ndërsa dy orë pas fillimit, tubimi u ndërpre papritur. Ishte Adriana Kalaja e cila lajmëroi një protestë maratonë në nisje të saj. Ishte e njëjta e cila tha papritur se tubimi do të mbyllej për këtë të premte, gati dy orë pas fillimit.

Pse ky skenar? Pse protesta u ndërpre papritur?

Pyetja iu shtrua nga gazetarët përfaqësuesve të opozitës, megjithatë nuk mori përgjigje. Nënkryetari i PD-së Flamur Noka tha vetëm se protestat për dorëheqjen e Veliajt do të vijojnë ditët në vijim, megjithatë nuk dha një arsye se pse kjo e sotmja u ndërpre papritur.

Pyetja nuk mori përgjigje as në deklaratën e përfaqësuesve të opozitës jashtë selisë së Partisë Demokratike, ku Flamur Noka, Belind Këlliçi e të tjerë nuk saktësuan se pse tubimi u mbyll para orarit të lajmëruar.

Asnjë sqarim për qytetarët e thirrur në protestë se pse u gënjye për kohëzgjatjen e protestës.

Opozita caktoi vetëm orarin e tubimit të radhës, të martën në 16:30 – kur është planifikuar të mbahet edhe një mbledhje e Këshillit Bashkiak.

Etiketa: Bashkia Tiraneerion eliajKryesore1OpozitaPD

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Dhëndëri tenton të vras ish-vjehrrin. Shkak të mosmarrëveshjes rreth divorcit me vajzën e tij

Dhëndëri tenton të vras ish-vjehrrin. Shkak të mosmarrëveshjes rreth divorcit me vajzën e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com