GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama refuzon interpelancën për investigimin e “RAI 3”, Bardhi: Qesharak dhe frikacak

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Palaço”, Rama vazhdon debatin me Bardhin në Twitter
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Ramën refuzon interpelancën urgjente të kërkuar nga opozita pas investigimit të televizionit italian “Rai 3”, lidhur me marrëveshjen për strehimin e refugjatëve në vendin tonë.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social “X”, Rama e akuzon opozitën se të gjitha ato që ai i quan shpifje të cilat u publikuan nga “Rai 3”, janë përgatitur në Tiranë nga opozita shqiptare dhe i janë servirur medias italiane.

Rama thotë se do të vazhdojë ta mbrojë “dinjitetin e Shqipërisë” dhe se për të, prioritet tashmë është që “akuzat dhe përbaljta” e bërë nga “Rai 3” të hidhen poshtë përpara audiencës italiane.

Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndaheshin larteposhtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin, pastaj vënë kujën pse u ndotën rrugët e bëra pis prej… pic.twitter.com/mzFKRpJrjd

— Edi Rama (@ediramaal) April 26, 2024

Pas kësaj, shton Rama, do të sqarojë për opinionin publik shqiptar se çfarë fshihet prapa këtyre akuzave.

Pas deklaratës së kryeqeveritarit ka reaguar Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar demokrat, i cili e quan Ramën “qesharak dhe frikacak”.

Ai kujton dhe refuzimin që kryeministri i bëri kërkesën për interpelancë nga opozita lidhur me akuzat se i vëllai, Olsi Rama, është i përfshirë në “dosjen e kokainës së Xibrakës.

“Ankohet se nuk i është dhënë mundësia të përfshirëve në investigimin e “Rai 3” që të japin sqarimet e tyre, por ndërkohë i fshihet Kuvendit. Shqiptarët kanë një muaj që presin sqarimet, por Edi Rama fshihet, Olsi fshihet, kushdo i përfshirë fshihet”, shkruan Bardhi në një postim në “FB”.

Reagimin e mbyll me një apel për SPAK që të “vihet përpara përgjegjësisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit”.

Etiketa: Edi RamaGazment BardhiinterpelanceKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Policia shoqëron disa vajza, njëra prej tyre: Po protestoja paqësisht!
Aktualitet

Policia shoqëron disa vajza, njëra prej tyre: Po protestoja paqësisht!

13:06 - 14/10/26
“Polici kafshërore, dhunoi protestuesit”/ Berisha: Dhuna me urdhër të Ramës
Aktualitet

“Polici kafshërore, dhunoi protestuesit”/ Berisha: Dhuna me urdhër të Ramës

12:55 - 14/10/26
‘Gjuhët e Huaja’ në Universitetin e Shkodrës bojkotojnë auditoret
Aktualitet

‘Gjuhët e Huaja’ në Universitetin e Shkodrës bojkotojnë auditoret

12:43 - 14/10/26
Para
Vllaznia zyrtarizon rikthimin e trajnerit Brdaric

Vllaznia zyrtarizon rikthimin e trajnerit Brdaric

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shoqëron disa vajza, njëra prej tyre: Po protestoja paqësisht!
Aktualitet

Policia shoqëron disa vajza, njëra prej tyre: Po protestoja paqësisht!

13:06 - 14/10/26

Po vijojnë shoqërimet masive të protestuesve para Ministrisë së Arsimit. Policia ka nisur aksionin për ndalimin e protestuesve, teksa në...

Lexo më shumë
“Polici kafshërore, dhunoi protestuesit”/ Berisha: Dhuna me urdhër të Ramës

“Polici kafshërore, dhunoi protestuesit”/ Berisha: Dhuna me urdhër të Ramës

12:55 - 14/10/26
‘Gjuhët e Huaja’ në Universitetin e Shkodrës bojkotojnë auditoret

‘Gjuhët e Huaja’ në Universitetin e Shkodrës bojkotojnë auditoret

12:43 - 14/10/26
Përplasje me policinë, FNSH ndërhyn me dhunë ndaj studentëve, fillojnë shoqërimet

Përplasje me policinë, FNSH ndërhyn me dhunë ndaj studentëve, fillojnë shoqërimet

12:34 - 14/10/26
Protesta/ Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit, tulla dhe sende të forta drejt godinës

Protesta/ Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit, tulla dhe sende të forta drejt godinës

12:28 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com