GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Topalli: Regjimet nuk rrëzohen me votë, por vetëm me rebelim

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Topalli: Regjimet nuk rrëzohen me votë, por vetëm me rebelim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jozefina Topalli, anëtare e Kryesisë së PD-së dhe e deleguar politike për Qarkun e Lezhës, gjatë takimit me demokratët tha se vendi është në një udhëkryq të rrezikshëm për shkak të regjimit të Edi Ramës.

Topalli tha se nuk ka asnjë vend që ka skandale të tilla, që nisin nga narko-trafikantët e lidhur me ministra e Kryeministrin, e deri te ai që burri i ministres plagos me thikë vartësin e saj, sepse nuk ikte nga puna.

“Po kalojmë një moment udhëkryqi të rrezikshëm. Udhëkryqi të rrezikshëm të pluralizmit, të demokracisë e perspektivës.

Ajo që ne kemi dëgjuar në Rai3, nuk është asgjë e re për ne. Por është tronditëse për këdo që dëgjon një emision si ai që fillon,”kushërinjtë i ministrit të brendshëm, që ishin kryetrafikant të drogës. Vëllai i ministrit të brendshëm, trafikant. Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, i cili dhuronte toka, kryetrafikantit”. Dhe vazhdonte me radhë dhe s’po flas për lajmin e fundit që dëgjuam sot, se si burri i ministres godet me thikë drejtorin që donte me e heq nga puna.

A keni dëgjuar në një vend tjetër të Rajonit që të ketë një intensitet të tillë skandalesh. Asnjëhere në këto 33 vite.

Këta çojnë taksat në maksimum për qytetarët, për t’i futur në buxhetin e vet, për t’i futur kompaninë e vet.

Këta kanë rritur varfërinë si asnjëherë më parë. Kanë larguar nga Shqipëria 1 milion shqiptarë. Nuk ka më zë fëmijësh  nëpër rrugica, në oborret e shkollave. Por ama ka histori drejtorësh të TIMS.

Nëse një shoqëri nuk reagon ndaj padrejtësisë, çfarë do të ndodhë? Nëse ne nuk rebelohemi ndaj regjimit, i kemi bërë padrejtësi vetes tonë.

Ne kemi udhëheqësin e opozitës në arrest, sepse ishte denoncuesi më i fortë, sepse i përmende të gjithë me emër e mbiemër. Sali Berisha është në arrest pa prova dhe fakte, i paditur nga Taulant Balla dhe qeveria.

A ka ndodhur ndonjëherë që PD të vendosë deputetë apo ministra kriminalë, apo precedent penalë?

Po pse duhet të pres unë të ma thotë italiani që në procesin e vetting janë përdorur kriminelë?

A nuk ishte Edi Rama që ble McGonigal? A nuk ishte Rama që bleu general Lisin, që ishte dërguar të luftonte trafikun e drogës në Shqipëri?”, tha Topalli.

Lidhur me logon dhe vulën e PD-së, Topalli tha se nëse kjo gjë do i ndodhte Edi Ramës ai do të kishte shembur çdo gjë.

“A ka ardhur moment që të reagojmë me të gjithë forcën? Ky regjimi i ‘5D’ po shkërmoqet, dhe për të mbuluar këtë skandal hapin një tjetër te qeveria, dhe për të mbuluar atë te qeveria hapin një tjetër te ministrja.

Ne kemi parë videon e bandave kriminale të Shkodrës, por nuk kemi nxjerrë ato të Lezhës. Regjimet nuk rrëzohen me votë, por vetëm me rebelim, koha për protesta të fuqishme”, tha Topalli.

Etiketa: rebelimregjimTopalli

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate
Breaking Views

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
Para
Alizoti: Tani në Shqipëri edhe afrikanët po refuzojnë të qëndrojnë

Alizoti: Tani në Shqipëri edhe afrikanët po refuzojnë të qëndrojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com