GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Seria A – Lazio në garë për zonën “Champions”, Juve dhe Milani ndajnë pikët

23:02 - 27/04/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Seria A – Lazio në garë për zonën “Champions”, Juve dhe Milani ndajnë pikët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lazio mund Veronën, Juve dhe Milani ndahen në barazim ashtu si dhe Leçe e Monza. Këto ishin rezultatet e ndeshjeve të Serisë A, të luajtura këtë të shtunë në kuadër të javës së 34-të.

Siparin e hapi Leçe-Monza.

Barazim 1-1 në Lecce-Monza, sfidë ku të dy golat u realizuan në minutat shtesë të takimit.

Nikola Krstovic (90+2’) kaloi vendasit në avantazh falë një goli shumë të bukur, por një penallti e dyshimtë u akordua për Monzën më pas.

Që u shndërrua në gol nga kapiteni Matteo Pessina. Ylber Ramadani vijon të jetë i sëmurë dhe nuk u aktivizua as këtë ndeshje për Leccen.

Ndërkohë që Medon Berisha, shqiptari tjetër i ekipit nga Salento, e ndoqi takimin nga pankina.

Juventusi ndan pikët me Milanin

U mbyll pa fitues dhe me rrjeta të paprekura ndeshja më e rëndësishme e javës së 34-t të Serisë A mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium”.

Dy gjigantët e futbollit italian ndanë pikët në këtë ndeshje, duka ruajtur të njëjtat pozita në renditje dhe të njëjtën diferencë pikësh mes tyre (70 Milani, 65 Juventusi).

Shumë raste të krijuara në portat respektive, sidomos në atë të ruajtur nga Sportiello, por topi sikur nuk donte të futej në rrjetë.

Vlahovic në fundin e pjesës së parë dhe Kostic në të 50-tën vinë në provë aftësitë e portierit të Milanit, ndërsa në të 66-tën Ruben Loftus-Cheek iu afrua golit nga një distancë e largët, me topin që shkoi ngjitur me shtyllën.

Arkadiusz Milik gjithashtu pati një rast në të 73-tën, por sërish Marco Sportiello tregon aftësitë e tij duke i mohuar golin.

Në minutat e fundit asgjë nuk ndryshoi, kështu që Juventusi e Milani ndanë pikët, për të ruajtur pozitat në renditje.

Lazio në garë për zonën “Champions”

Lazio vijon të mbetet në garë për zonën “Champions” teksa mbrëmjen e kësaj të shtune mundi me rezultatin minimal 1-0 Veronën në “Olimpico”.

Pjesa e parë ishte përgjithësisht e ekuilibruar. Në të dytën, ishin vendasin ata që morën kontrollin e lojës, duke krijuar edhe rastet për shënim. Pas shpërdorimeve të disa mundësive të mira për të çuar topin në rrjetën e kundërshtarëve, goli erdhi në minutën e 72-të.

Shënoi i ardhuri nga stoli Mattia Zaccagni, i cili rikthehet vendimtar për “shqiponjat” pas dëmtimit që e mbajti disa javë jashtë fushës. Pas një pasimi nga Luis Alberto, me një goditje nga brenda zone në pozicion veritikal, Zaccagni ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Goli i tij i dha tre pikët e radhës Lazio-s, që shënon fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Në klasifikim, Roma e vendit të pestë është tre pikë larg, me një ndeshje më pak (luan nesër me Napolin).

Etiketa: JuventuslazioMilanserie a

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
Vuçiç: Pres presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën muajt e ardhshëm

Ish-presidenti kroat: Vuçiç si Millosheviçi

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do...

Lexo më shumë
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com