Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ka njoftuar ditën e sotme se do vijoj të jet ende kryeministër i Spanjës.
Edhe mbështetësit e tij në Partinë Socialiste (PSOE) i kanë kërkuar Sanchez të vazhdojë detyrën.
Gjithçka nisi pasi një gjykatë në Spanjë nisi një hetim për korrupsion në biznes të gruas së Sanchez, Begona Gomez.
Sanchez ka mohuar të gjitha akuzat kundër gruas së tij dhe e quajti atë pjesë të një fushate të vazhdueshme të hedhjes së baltës nga rivalët e tij politikë.
Ai e bëri njoftimin e tij në të njëjtën ditë që një gjykatë tha se do të hetonte gruan e tij, Begona Gomez, për tregti me ndikim dhe korrupsion në biznes.
Discussion about this post