Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pritet të shkojë pranë ambienteve të SPAK ditën e nesërme pasi raportohet se është thirrur nga organi i akuzës si person në dijeni për aferën 5D.
Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live tha se sipas qëndrimeve zyrtare të PD, kjo është thirrja e tretë për kryebashkiakun e Tiranës.
Duke vijuar më tej, Kalemaj tha se ishte një autogol gjuha e përdorur nga ana e Veliajt ndaj SPAK-ut dhe BKH-së, duke i përmendur godinën pasi mund të merret si përpjekje për miklim apo shantazhim.
“Kam ndjekur qëndrimet zyrtare të Rithemelimit, të Këlliçit i cili ka thënë se Veliajt, sipas informacioneve që ata kanë i ka shkuar ftesa e parë për në SPAK pikërisht pas skandalit që goditi drejtorët e përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës, por ishte dita që pati një operim, probleme me shëndetit. Pastaj pati një ftesë të dytë për të shkuar, por qëlloi që ishte Bajram. Veliaj duket që e ndihmon dhe fati në këto raste. Ftesa e tretë që i ka ardhur nga SPAK-u së paku sipas opozitës dhe burime mediatike bëri që ai të dilte publikisht dhe të thoshte po shkoj unë te SPAK-u me një dosje të madhe, nuk është se më kanë thirrur dhe nga ana tjetër i kanë dhuruar SPAK-ut dhe BKH-së një godinë që të punojnë të qetë dhe të pandikuar në punën e tyre.
Nuk e di pse e përmendi këtë gjë, a thua ishte dhuratë personale që ai i bëri organeve të drejtësisë, por edhe nëse do të ishte do të ishte ndikim i paligjshëm, se bëhet fjalë për një çështje që ai merret të paktën si person në dijeni. Pastaj se çfarë do nxjerrin hetimet. Mënyra si e tha mendoj se bëri autogol. Është ose përpjekje për miklim, ose përpjkje për shantazhim, gjuha që ai përdori ndaj SPAK-ut. Ai është thirrur për të deponuar për dijeninë që ai ka për faktin që drejtorët e tij janë të involuar për aferën 5 D ku janë shpërdoruar 30 milionë euro”, tha Kalemaj.
Discussion about this post