GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: 13 fitues te Shkolla e Magjistraturës, në listën e patronazhistëve të PS

13:58 - 29/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi: 13 fitues te Shkolla e Magjistraturës, në listën e patronazhistëve të PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procedura problematike në Shkollën e Magjistraturës mund të jetë e qëllimshme sipas opozitës, që ka hedhur dyshime se Partia Socialiste po nxit prurjet e militantëve të saj në mënyrë që nesër të kapë vendet bosh në sistemin e drejtësisë.

Në mbledhjen e komisionit të ligjeve këtë të shtunë, deputeti Gazment Bardhi tha se kishte bërë një verifikim të emrave, nga i cili kishin rezultuar se 13 prej “fituesve” ishin patronazhistë të Partisë Socialiste.

Për këtë, Bardhi kërkoi thirrjen në Komisionin e Ligjeve të drejtorit të shkollës, Arben Rakipi, një kërkesë që u kundërshtua nga deputetët socialistë.

“Ju keni një problem Majko, që listën e patronazhistëve e keni publike, mjafton të gugëllosh emrat dhe po të deklaroj që një pjesë e tyre, 13 persona janë në listën e patronazhistëve të PS. A mund të jenë me meritë në atë proces? Patjetër që mund të jenë, nuk dua t’i paragjykoj. Fakti që është patronazhist, nuk do të thotë që nuk meriton të ketë karrierë, patjetër që meriton. Futja e patronazhistëve në Shkollën e Magjistraturës është ndërhyrje flagrante e politikës në drejtësi”, tha Bardhi.

“Por po e mbaj tek parimi. Nuk dua ta politizoj, por për mua është shumë me interes që konkursi i Shkollës së Magjistraturës praktikisht garanton sistemin për 20 apo 30 vitet në vijim të mos ketë asnjë hije dyshimi. Dhe kam të drejtën si deputet që të kërkojmë në një seancë dëgjimore një drejtues të institucionit shtetëror, në rastin konkret drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, për të na informuar për aq sa e lejon ligji. Nuk po bëj përgjegjës askënd, por kemi të drejtë të informohemi se çfarë ka ndodhur me konkursin e Magjistraturës. 13 persona janë në listë ne patronazhistëve të PS”, shtoi ai.

Ndërkohë, sipas disa raportimeve mediatike, fituesit e konkursit në Shkollën e Magjistraturës janë familjarë apo të afërm të krerëve të politikës, drejtësisë ‘së vjetër’ dhe zyrtarëve të shtetit.

Provimi për në Shkollën e Magjistraturës u anulua dy herë brenda ditës. Përveç kësaj, numri i fituesve u shtua nga 79 u bë 121 dhe në orët e pasdites shkoi në 131 persona.

Etiketa: Gazment BardhiKomisioni i LigjeveKryesore1shkolla e Magjistratures

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Horoskopi për muajin Maj! Meri Gjini: Shenjat që do mbushin portofolin

Horoskopi për muajin Maj! Meri Gjini: Shenjat që do mbushin portofolin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com